Organizatat kundër korrupsionit kërkuan nga deputetët e RMV-së që të mos votojnë ndryshimet e propozuara në Ligjin për Prokurime Publike
Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftën kundër korrupsionit reagoi ashpër ndaj amendamenteve dhe shtesave të votuara, si dhe ndaj propozimeve për ndryshime të reja të ligjeve që u shuajnë mandatin para kohe anëtarëve dhe kryetarëve të organeve shtetërore të pavarura, Komisionit Shtetëror për Ankesa të Prokurimeve Publike, Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës dhe […]
Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftën kundër korrupsionit reagoi ashpër ndaj amendamenteve dhe shtesave të votuara, si dhe ndaj propozimeve për ndryshime të reja të ligjeve që u shuajnë mandatin para kohe anëtarëve dhe kryetarëve të organeve shtetërore të pavarura, Komisionit Shtetëror për Ankesa të Prokurimeve Publike, Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës dhe Komisionit Shtetëror të shkallës së dytë për vendimmarrje në procedimin administrativ, raporton Portalb.mk.
Nga aty vlerësojnë se mbarimi i mandateve para skadimit bëhet me ndryshime urgjente ligjore, të propozuara nga një grup deputetësh, pa plotësuar kushtet për shkarkim dhe pa asnjë konsultim publik.
“Duke qenë se fokusi i këtyre ndryshimeve ligjore është pikërisht përbërja dhe përzgjedhja e anëtarëve të institucioneve të pavarura, të krijohet përshtypja se qëllimi i ndryshimeve është përzgjedhja e përbërjeve të reja të këtyre komisioneve sipas masës së qeverisë së re. Një ndërhyrje e tillë në punën e institucioneve, të cilat sipas modelit të tyre duhet të jenë të pavarura nga pushteti qendror, paraqet precedent të rrezikshëm dhe sjell partizim shtesë të institucioneve”, thuhet në reagim.
Platforma tregoi se rezultatet e punës së këtyre komisioneve mund dhe duhet të jenë objekt diskutimi publik dhe të çojnë në kërkimin e zgjidhjeve për të përmirësuar punën e tyre, por jo të përfaqësojnë bazë për ndërhyrje të shpejta, partiake dhe të ashpra për të forcuar ndikimin politik.
“Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftën kundër korrupsionit kërkon nga deputetët që të mos votojnë ndryshimet e propozuara në Ligjin për Prokurimin Publik”, thuhet në reagim.
Ata kërkuan të ketë debati publik në të cilën do të kërkohen zgjidhje të plota dhe jopartiake për përmirësimin e funksionimit të këtyre dhe institucioneve.