Nesër dhe pasnesër do të ketë regjim të veçantë të komunikacionit në Shkup
Me datën 21.06.2024 dhe 22.06.2024 (e premte dhe e shtunë) me rastin e festës fetare Dita e shpirtrave, Njësia për siguri në komunikacionin rrugor në SPB Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit, transmeton Portalb.mk. Përkatësisht, nga ora 06:00 e mëngjesit të nesërm (21.06.2024) dhe pasnesër (22.06.2024) qarkullimi për në varrezat […]
Me datën 21.06.2024 dhe 22.06.2024 (e premte dhe e shtunë) me rastin e festës fetare Dita e shpirtrave, Njësia për siguri në komunikacionin rrugor në SPB Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit, transmeton Portalb.mk.
Përkatësisht, nga ora 06:00 e mëngjesit të nesërm (21.06.2024) dhe pasnesër (22.06.2024) qarkullimi për në varrezat e qytetit të Butelit do të vazhdojë në një drejtim (rrethor), gjegjësisht të gjitha automjetet do të shkojnë në rrugën “Butelska”, majtas përgjatë “Aleksandar Urdarevski”, majtas në rrugën “Boca Ivanova” dhe djathtas në hyrje të varrezave të Butelit, ndërsa për të dalë nga varrezat, djathtas në rrugën “Boca Ivanova”, në rrethrrotullimin në rrugën “Butelska”, pastaj majtas përgjatë rrugës “Butelska” dhe djathtas përgjatë rrugës “Kemal Sejfula”.
Në afërsi të varrezave Kamnik dhe Gjorçe Petrov do të vendoset regjim i veçantë i komunikacionit. MPB u bën thirrje qytetarve që të respektojnë urdhrat e punonjësve të policisë në rrugët që mbulohen nga regjimi i posaçëm i komunikacionit.