FFM bëri thirrje që përfaqësuesi i Shqipërisë Mirlind Daku të kërkojë falje për sharjet drejtuar maqedonasve
Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) ka shprehur sot shqetësim dhe dënim përmes një komunikate me shkrim për thirrjet nacionaliste dhe ofendimet e përfaqësuesit shqiptar, Mirlind Daku, të drejtuara maqedonasve pas ndeshjes së djeshme ndërmjet Kroacisë dhe Shqipërisë në Kampionatin Evropian të futbollit në Gjermani – EURO 2024, transmeton Portalb.mk. “Shprehim shqetësimin tonë të thellë […]
Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) ka shprehur sot shqetësim dhe dënim përmes një komunikate me shkrim për thirrjet nacionaliste dhe ofendimet e përfaqësuesit shqiptar, Mirlind Daku, të drejtuara maqedonasve pas ndeshjes së djeshme ndërmjet Kroacisë dhe Shqipërisë në Kampionatin Evropian të futbollit në Gjermani – EURO 2024, transmeton Portalb.mk.
“Shprehim shqetësimin tonë të thellë dhe dënimin pa mëdyshje lidhur me thirrjet nacionaliste të përfaqësuesit të Shqipërisë Mirlind Daku drejtuar kundër shtetit të Maqedonisë pas përfundimit të ndeshjes së djeshme ndërmjet Kroacisë dhe Shqipërisë nga Kampionatin Evropian”, thuhet në reagimin e FFM-së.
Gjegjësisht, pas ndeshjes në të cilën kombëtarja shqiptare me një gol në kohën shtesë arriti të nxjerrë një pikë duke luajtur një barazim ndaj kroatëve (2:2), Daku mori një megafon nga tifozët dhe së bashku me të pranishmit shau maqedonasit dhe serbët.
Në videot e publikuara në platformën sociale X shihet se si përfaqësuesja e Shqipërisë përmes megafonit shan maqedonasit, pas së cilës tifozët vazhdojnë të shajnë.
FFM-ja përmes një komunikate tha se kjo është sjellje e papranueshme, në kundërshtim me vlerat themelore të sportit dhe respektit të ndërsjellë që promovon futbolli.
“Sporti, veçanërisht futbolli, është baza për të bashkuar njerëz të kombësive të ndryshme dhe një mjedis bashkëpunimi dhe respekti. Retorika nacionaliste, megjithatë, i minon këto parime, duke nxitur ndarjen dhe armiqësinë midis tifozëve dhe shoqërive. Parimet e neutralitetit politik janë të ngulitura në rregulloret e shoqatave ndërkombëtare si FIFA dhe UEFA”, thuhet në reagimin e FFM-së.
Nga atje thonë se Federata e Futbollit të Maqedonisë do t’i dërgojë shkresë zyrtare UEFA-s për këtë sjellje skandaloze.
Në të njëjtën kohë, Federata i bëri thirrje futbollistit të Shqipërisë, Mirlind Daku, që të kërkojë falje publike për sjelljen e tij, duke njohur dëmin që ka shkaktuar.
“Ne gjithashtu u bëjmë thirrje institucioneve përkatëse që të hetojnë këtë incident dhe të marrin masat e duhura disiplinore për të përforcuar standardet e sjelljes që priten nga të gjithë sportistët. Angazhimi ynë për të promovuar unitetin, respektin dhe lojën e ndershme në sport mbetet i pari”, thotë FFM.
Për shkak të fyerjeve drejtuar Serbisë, Federata e Futbollit të këtij vendi (FFS) i kërkoi UEFA-s dënimin e kombëtareve të Kroacisë dhe Shqipërisë dhe njoftoi se nëse nuk merren masa, FFS-ja do të tërheqë kombëtaren serbe nga pjesëmarrjen e mëtejshme në EURO 2024.