Nesër do të luhen gjashtë ndeshjet e Ligës së Parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut

Në Maqedoninë e Veriut më 1 maj do të luhen gjashtë ndeshje në kuadër të javës së XXX-të në Ligën e Parë. Kanë ngelur edhe tri javë të tjera deri në përfundim të kampionatit, transmeton Portalb.mk. Ekipi i Shkupit do të jetë nikoqir i Gostviarit, Shkëndija do të pret Akademija Brera, ndërsa Struga do të […]

maj 1, 2024 - 01:00
 0  5
Nesër do të luhen gjashtë ndeshjet e Ligës së Parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut
Stadiumi i futbollit në Maqedoninë e Veriut. Foto nga Faton Curri / Portalb.mk

Në Maqedoninë e Veriut më 1 maj do të luhen gjashtë ndeshje në kuadër të javës së XXX-të në Ligën e Parë. Kanë ngelur edhe tri javë të tjera deri në përfundim të kampionatit, transmeton Portalb.mk.

Ekipi i Shkupit do të jetë nikoqir i Gostviarit, Shkëndija do të pret Akademija Brera, ndërsa Struga do të jetë mysafir i Tikveshit.

Voska Sport do të përballet me kundërshtarin Makedonija Gjorçe Petrov.

Në të njëjtën kohë, duke filluar prej orës 16:00, Bregallnica do të luajë kundër Vardarit, ndërsa Sileksi kundër Rabotniçkit.

Në krye të tabelës është Struga dhe Shkupi me 58 pikë, në vendin e tretë gjendet Shkëndija me 55 pikë, Gostivari gjendet në pozitën e shtatë me 37 pikë, ndërsa Voska gjendet e nënta me 34 pikë.

Në sezonin 2024/25 në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut do të jetë edhe ekipi tjetër shqiptar, Besa e Dobërdollit, pasi arriti të bëhet kampion në Ligën e Dytë në sezonin 2023/24.

Më 17 prill, Voska Sport nga Ohri për herë të parë u kualifikua në finalen e Kupës së Maqedonisë. Finalja e Kupës së Maqedonisë së Veriut do të luhet më 22 maj.