Gjendja është katastrofale te termocentrali në Osllomej, alarmoi ministrja për energjetikë në Maqedoninë e Veriut

Ministria për energjetikë në Maqedoninë e Veriut, Sanja Bozhinovska, e ka vizituar termocentralin në Osllomej të Kërçovës, një nga kapacitetet e rëndësishme energjetikë në vend. Ajo vlerësoi që gjendja është shumë e keqe, ndërsa po bëhet çmos që gjendja të stabilizohet, transmeton Portalb.mk. Bozhinovska sqaroi që gjendja katastrofale në REK Osllome vjen pasi makineria është […]

Nëntor 30, 2024 - 19:00
 0  6
Gjendja është katastrofale te termocentrali në Osllomej, alarmoi ministrja për energjetikë në Maqedoninë e Veriut
Termocentrale. Foto: Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor

Ministria për energjetikë në Maqedoninë e Veriut, Sanja Bozhinovska, e ka vizituar termocentralin në Osllomej të Kërçovës, një nga kapacitetet e rëndësishme energjetikë në vend. Ajo vlerësoi që gjendja është shumë e keqe, ndërsa po bëhet çmos që gjendja të stabilizohet, transmeton Portalb.mk.

Bozhinovska sqaroi që gjendja katastrofale në REK Osllome vjen pasi makineria është e vjetër, qymyri nuk është i cilësisë së duhur, ndërsa pajisjet teknike patjetër duhet të ndryshohet urgjent.

Ndër të tjera ajo theksoi se në këtë gjendje, ka njerëz të vetëdijshëm që nuk pranojnë të dorëzohen dhe plane për transformim.

Drejtori i REK Osllomes, Sasho Vrensovski, tregoi se një nga sfidat është edhe mungesa e thëngjillit, duke shpresuar se furnizimi me thëngjill do të ndihmojë stabilizimin e sezonit të elektroenergjetikës.

Drejtori për zhvillim dhe investime, Vladimir Pejoski, sqaroi që është publikuar Konkursi për ndërtimin e dy qendrave fotovoltaike, Osllomej 2 dhe Manastir 1, me një kapacitet të fuqisë prej 30 MW.

Ndryshe, në muajin shtator, 37.6 përqind energjisë elektrike është prodhuar te termocentralet e kombinuara, 36.1 përqind te termocentralet, 15.7 përqind te hidrocentralet, 6.4 përqind te panelet solare, 3.1 përqind te turbinat e erës, 1.1 përqind te centralet me biogaz.