Nga nesër deri më 31 Gusht, regjim veror për qarkullimin e kamionëve – Orari
Nga data 1 korrik deri më 31 gusht 2025, në rrugët shtetërore të Maqedonisë së Veriut hyn në fuqi një regjim veror i veçantë i qarkullimit për automjetet e rënda The post Nga nesër deri më 31 Gusht, regjim veror për qarkullimin e kamionëve – Orari appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Nga data 1 korrik deri më 31 gusht 2025, në rrugët shtetërore të Maqedonisë së Veriut hyn në fuqi një regjim veror i veçantë i qarkullimit për automjetet e rënda transportuese me peshë të përgjithshme mbi 15 tonë. Ky regjim parasheh ndalim qarkullimi gjatë ditëve të fundjavës, si dhe në ditë me temperatura ekstreme, të shpallura nga Ministria e Shëndetësisë.
Kufizimet janë si vijon:
Në të gjitha rrugët shtetërore:
- E premte: 17:00 – 22:00
- E shtunë: 09:00 – 19:00
- E diel: 09:00 – 22:00
Në ditët me temperatura ekstreme (të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë):
- E hënë – e enjte: 11:00 – 17:00
Regjim i veçantë në aksin rrugor A2 Shkup – Ohër – Shkup (01.07 – 01.09.2025):
Në këtë aks, kufizimet për automjetet e rënda vlejnë si më poshtë:
- E hënë – e enjte: 11:00 – 17:00 (vetëm në ditë me temperatura ekstreme)
- E premte: 17:00 – 22:00
- E shtunë: 07:00 – 12:00 dhe 18:00 – 24:00
- E diel: 07:00 – 22:00
Përjashtime nga ndalimi
Kufizimi nuk vlen për mjetet që transportojnë:
- kafshë të gjalla
- lule dhe bimë të ndjeshme
- ndihma humanitare
- grurë dhe kultura të tjera drithore
- produkte që prishen lehtë
- naftë dhe derivate të saj
- materiale të rrezikshme
- si dhe automjete që punojnë në kuadër të projekteve të miratuara nga Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore.
Ky regjim synon të sigurojë qarkullim më të lehtë dhe më të sigurt gjatë muajve të ngarkuar të verës dhe në kushte të motit ekstrem.
The post Nga nesër deri më 31 Gusht, regjim veror për qarkullimin e kamionëve – Orari appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
