Shkup – Mikpritje për liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Në Shkup janë mbledhur liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të një ngjarjeje të rëndësishme politike dhe diplomatike, raporton Flaka Media. Kryeministri i Maqedonisë The post Shkup – Mikpritje për liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

qershor 30, 2025 - 22:30
 0  3
Shkup – Mikpritje për liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Në Shkup janë mbledhur liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të një ngjarjeje të rëndësishme politike dhe diplomatike, raporton Flaka Media.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka publikuar fotografi nga pritja zyrtare, duke theksuar se ky është një moment i rëndësishëm për të lobuar për interesat dhe politikat e vendit.

“Sonte pata nderin të jem mikpritës i liderëve të vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Evropian. Shkupi është nikoqir i një ngjarjeje me rëndësi, dhe këtë rast po e shfrytëzojmë për të lobuar për interesat dhe politikat maqedonase,” ka deklaruar Mickoski.

Ngjarja shihet si një mundësi kyçe për avancimin e dialogut rajonal dhe përforcimin e bashkëpunimit me institucionet evropiane, në një kohë kur perspektiva e integrimit evropian për vendet e rajonit mbetet një nga temat më të diskutuara.

The post Shkup – Mikpritje për liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor appeared first on Flaka, në çdo lajm... .