Nicole Kidman ende e pasionuar me aktrimin

Aktorja, Nicole Kidman, ka thënë se është ende shumë e pasionuar me aktrimin dhe se e do punën e saj më shumë se kurrë. 57-vjeçarja ka arritur sukses të madh gjatë karrierës së saj dhe vazhdon të jetë e angazhuar me po të njëjtën pasion për aktrimin. “Jam ende shumë, shumë e pasionuar për atë […]

dhjetor 5, 2024 - 10:00
 0  6
Nicole Kidman ende e pasionuar me aktrimin

Aktorja, Nicole Kidman, ka thënë se është ende shumë e pasionuar me aktrimin dhe se e do punën e saj më shumë se kurrë.

57-vjeçarja ka arritur sukses të madh gjatë karrierës së saj dhe vazhdon të jetë e angazhuar me po të njëjtën pasion për aktrimin.

“Jam ende shumë, shumë e pasionuar për atë që bëj. E dua aktrimin dhe e dua të qenit me njerëz që janë kaq frymëzues. Dhe një skenar i shkëlqyer është një skenar i shkëlqyer”, ka thënë ajo në një intervistë për E News.

Pavarësisht moshës, famës dhe suksesit, Kidman është ende e gatshme të mbajë një orar të plotë me angazhime për pune.

Ajo ka theksuar se është ende “jashtëzakonisht mirënjohëse” për mundësitë që i vijnë.

“Nuk mendoj se puna të shteron. Më shumë të bën të qëndrosh në një vend e të jesh mirënjohëse për mundësitë për të punuar me njerëz që i do”, ka thënë ajo.

Kidman më herët pati pranuar gjithashtu se është e gatshme të marrë përsipër “rreziqe” në karrierën e saj.

“Ndoshta nuk e mendoj kështu. Thjesht shkoj dhe them ‘kjo është rruga që po ndjek dhe çfarëdo që ndodh, le të ndodh’. Nëse shihet si rrezik, unë do ta marr përsipër”, pati thënë ajo për Vanity Fair.

Pavarësisht entuziazmit për karrierën, Kidman e pati pranuar se puna në Hollywood ndonjëherë mund të jetë përvojë “e luhatshme”.

“Mendoj se kjo është natyra e asaj me të cilën po përballohemi tash. Gjërat po bëhen më të vogla sa i përket produksioneve të shfaqjeve dhe filmave. E ndjej këtë. Jam e sigurt që shumica e njerëzve në industri e ndjejnë këtë”, pati thënë ajo.