Nikolloski: Ka interes të madh për futjen e destinacioneve të reja nga aeroportet e Maqedonisë

Ka një interesim të madh të linjave ajrore për të prezantuar destinacione të reja nga aeroportet e brendshme, tha sonte zv. kryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski. Ai njofton se pas përfundimit të thirrjes publike në fillim të tetorit, do të përzgjidhen kompanitë më të mira që do të ofrojnë destinacione të reja atraktive, […]

shtator 17, 2024 - 23:00
 0  5
Nikolloski: Ka interes të madh për futjen e destinacioneve të reja nga aeroportet e Maqedonisë

Ka një interesim të madh të linjave ajrore për të prezantuar destinacione të reja nga aeroportet e brendshme, tha sonte zv. kryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski.

Ai njofton se pas përfundimit të thirrjes publike në fillim të tetorit, do të përzgjidhen kompanitë më të mira që do të ofrojnë destinacione të reja atraktive, dhe në këtë mënyrë do të ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen dhe përmirësimin e trafikut ajror në vend.

“Ka shumë interes dhe do të zgjedhim më të mirët. Ajo që do të konfirmoj është se destinacionet e reja do të futen me orarin e fluturimeve verore, pasi linjat ajrore planifikojnë fluturimet një vit përpara.

Ne kemi zgjedhur këtë mënyrë sepse duam të sjellim udhëtarë të rinj në vend, jo që qytetarët të largohen nga vendi. Ne kemi zgjedhur mbështetjen financiare si një nga prioritetet e Qeverisë sepse pas koronës kemi një rënie të vazhdueshme të numrit të pasagjerëve dhe kjo është një mënyrë për të përmirësuar trafikun ajror dhe për të ofruar kushte të pranueshme udhëtimi”, tha Nikollovski për “Alfa”.