“Angazhoni avokat, harroni qeverinë”! Porosia e Fetait për ish zyrtarët e BDI-së!

Zv.kryeministri për politika dhe qeverisje të mirë, Arben Fetai, ka porositur ish zyrtarët e BDI-në që të mos qëndrojnë pas derës së qeverisë, por të angazhojnë avokat për t’u mbrojtur para gjykatave. “BDI e ka shumë të vështirë ta pranojë që tani është në opozitë dhe tani po përballet çdo ditë me dëshmi të reja […]

shtator 17, 2024 - 23:00
 0  3
“Angazhoni avokat, harroni qeverinë”! Porosia e Fetait për ish zyrtarët e BDI-së!

Zv.kryeministri për politika dhe qeverisje të mirë, Arben Fetai, ka porositur ish zyrtarët e BDI-në që të mos qëndrojnë pas derës së qeverisë, por të angazhojnë avokat për t’u mbrojtur para gjykatave.

“BDI e ka shumë të vështirë ta pranojë që tani është në opozitë dhe tani po përballet çdo ditë me dëshmi të reja për abuzimet e tyre. I keni parë këto ditë konferencat për media të koalicionit VLEN, ku kemi filluar t’i zbulojmë para publikut aferat korruptive të “Frontit Evropian”, të BDI-së dhe këtë do të vazhdojmë ta bëjmë edhe ditëve në vijim. Unë mendoj se në vend të përpiqen ende të futen në Qeveri me çdo kusht, ata duhet te mendojnë për mbrojtjen e tyre. Më mirë e kanë të angazhojnë ekipe të mira avokatësh dhe të përgatisin mbrojtjen e tyre para gjykatave se sa të mundohen të bëjnë diçka e cila nuk bëhet”, tha Fetai për gazetën LAJM.