Nikolloski mund ta pyesë VMRO-DPMNE-në se nga kanë ardhur informacionet për 5-6 miliardë euro nga jashtë
Mund të jetë e vërtetë që Qeveria nuk ka ndërmend të marrë hua nga një vend për 5-6 miliardë euro, por sigurisht është e pasinqertë ndaj publikut të pretendohet se informacioni është transmetuar gabimisht dhe se nuk dihet se si është arritur deri te ai informacion nga ana e Nikolloskit. Burimet e informatave të keqkuptuara […]


Mund të jetë e vërtetë që Qeveria nuk ka ndërmend të marrë hua nga një vend për 5-6 miliardë euro, por sigurisht është e pasinqertë ndaj publikut të pretendohet se informacioni është transmetuar gabimisht dhe se nuk dihet se si është arritur deri te ai informacion nga ana e Nikolloskit. Burimet e informatave të keqkuptuara apo të keqinterpretuara, megjithatë, janë brenda partisë së tij amë, VMRO-DPMNE, shkruan Vërtetmatësi.
Në një intervistë me një kanal televiziv me licencë kombëtare, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit Aleksandar Nikoloski bëri një deklaratë në lidhje me informacionin e raportuar gabimisht që mund të vlerësohet si jo konsistent:
Nuk e di në çfarë mënyre ai informacion është plasuar në opinionin publik, por mendoj se duhet t’i paraqesim gjërat më qartë. Ne po punojmë në një cikël të madh investimesh i cili do të përfshijë disa sektorë, dhe këtu natyrisht përfshihet edhe resori që unë e udhëheq… bëhet fjalë për projekte aktuale dhe të reja, projekte që do ta ndryshojnë pamjen e Maqedonisë. Por kjo nuk do të thotë se një shumë e caktuar parash do të merret hua nga një vend i vetëm, por do të thotë se një pjesë e këtyre mjeteve janë siguruar brenda buxhetit, dhe një pjesë sigurisht do të merren hua… Pjesa që shteti do të hyjë në borxh me një shumë të tillë është transmetuar gabimisht, por nëse shteti ka ambicie të realizojë në ato përmasa, kjo tashmë është një përgjigje e konfirmuar.
[Burimi: Sitel/Tema e ditës – Nikolloski/ Intervistë/(nga 0.20 deri në minutën 1.28 .); Data– 07.05.2025]
Shpjegim:
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit Aleksandar Nikoloski deklaron në mënyrë jokonsistente se nuk e di nga kanë ardhur informacionet për huazimin e shtetit prej 5-6 miliardë eurosh për investime të reja, sepse ato të dhëna u bënë publike përmes dy burimeve nga partia e tij mëmë VMRO-DPMNE.
Burimi i parë është deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanoski, në një reportazh të TV Sitel, të transmetuar një ditë më parë (06.05.). Artikulli titullohet Qeveria shpall ciklin e investimeve prej 6 miliardë eurosh dhe thotë:
Qeveria do të marrë hua midis 5.5 dhe 6 miliardë euro. Brenda dy deri në tre javësh, do të nënshkruhet një marrëveshje ndërqeveritare me një vend të fuqishëm evropian, me paratë e të cilit do të ndërtohen projekte infrastrukturore. Paratë nuk do të tërhiqeshin menjëherë, por në disa transhe dhe për ciklin e parë – për rrugët lokale, rajonale dhe të shpejta – nga gjysmë miliardi deri në një miliard euro. Deputeti i VMRO DPMNE-së, Stojanoski, nuk zbuloi detaje se nga cili vend do të merret kredia, por tha se është me kushte shumë të favorshme. Sipas tij, kjo huamarrje nuk do të rrisë borxhin publik.
Edhe pse Stojanovski nuk thotë drejtpërdrejt se këto para do të merren nga një vend, teksti i gazetarit me përvojë në financa dhe ekonomi që foli me të nuk lë pothuajse asnjë vend për keqkuptime. Për më tepër, deklarata e Stojanovskit në lidhje me borxhin u raportua edhe nga dy media të tjera online me të njëjtën datë 06.05.2025 dhe nga paraqitja e tij një ditë më parë në TV 24 (shih këtu dhe këtu).
Pastaj, më 7 maj 2025, partia mëmë e Nikoloskit, VMRO-DPMNE, i komunikoi publikut me një deklaratë ku renditi projekte të panumërta që Qeveria planifikon të zbatojë në periudhën e ardhshme, me të njëjtën shumë. Njoftimi titullohet:
Një valë e re investimesh të huaja që do të sjellin 5 deri në 6 miliardë euro në Maqedoni, që do të thotë vende të reja pune për qytetarët dhe modernizim të vendit.
E gjithë kjo mund të shihet edhe në agregatorin e lajmeve Time.mk për datat nga 06.05 deri në 08.05. Titujt e lajmeve çojnë në përfundimin se Qeveria, me para nga jashtë (huamarrje dhe investime), planifikon të realizojë një valë të madhe investimesh në disa fusha.
Kështu që, ndoshta është e vërtetë që Qeveria nuk ka ndërmend të marrë hua prej 5-6 miliardë eurosh nga një burim i vetëm, por gjithsesi është e pasinqertë ndaj publikut të pretendohet se informacioni është transmetuar gabimisht dhe se nuk dihet si ka ardhur deri te ai informacion nga ana e Nikolloskit. Sipas titujve dhe përmbajtjes me të cilat janë qarkulluar informacionet e publikuara në media, është e qartë se burimet e informatave të keqkuptuara apo të keqinterpretuara ndodhen, megjithatë, brenda partisë së tij amë – VMRO-DPMNE.