Rama i shqetësuar për luftën në Ukrainë: Një mosmarrëveshje nuk mund të zgjidhet me ushtri
Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Forumin e sigurisë GLOBSEC 2024 në Prag. Në panelin e diskutimit me Kryeministren e Danimarkës Mette Frederiksen dhe Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, moderuar nga gazetari i njohur i Ali Aslan, kreu i qeverisë shqiptare foli për luftën në Ukrainë. Teksa theksoi mbështetjen e vendit tonë për Ukrainën, […]
Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Forumin e sigurisë GLOBSEC 2024 në Prag. Në panelin e diskutimit me Kryeministren e Danimarkës Mette Frederiksen dhe Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, moderuar nga gazetari i njohur i Ali Aslan, kreu i qeverisë shqiptare foli për luftën në Ukrainë.
Teksa theksoi mbështetjen e vendit tonë për Ukrainën, kryeministri Rama tha se në shekullin e 21-të, nuk mund të zgjidhësh çdo mosmarrëveshje me ushtri.
“Nuk ka interes, apo nevojë që ta shohësh Rusinë si aleat për aq kohë sa në Rusi ëndrra për një variant të caktuar të imperializmit qoftë në mënyrën e vjetër apo të re nuk do të zhduket. Jemi i vetmi vend në Evropë që prej vitit 1990 nuk ka pasur asnjë vizite as nga autoritetet e larta tona në Moskë apo e anasjellta. Më duhet të them se solidariteti ynë me Ukrainën, gjëja më e natyrshme sepse është e paimagjinueshme që në botën, Evropën dhe shekullin 21 çfarëdo pas çdo mosmarrëveshje apo mënyrë të ndryshme të të kuptuarit të fqinjësisë nuk mund të zgjidhet duke dërguar një ushtri.”, tha Rama.