Nismat e harruara në Kuvend: 61 projektligje nuk e panë dritën jeshile

Gjatë 4 viteve në sallën e Kuvendit, deputetët folën e propozuan shumë ide, por pak prej tyre e panë kartonin jeshil. Gjatë legjislaturës që lamë pas, u propozuan 61 nisma, 38 nga opozita dhe 23 nga socialistët. Demokratët kërkuan me ngulm ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ligjin për dekriminalizimin apo minimumin jetik. Socialistët kërkuan të largonin […]

Korrik 6, 2025 - 14:01
 0  8
Nismat e harruara në Kuvend: 61 projektligje nuk e panë dritën jeshile

Gjatë 4 viteve në sallën e Kuvendit, deputetët folën e propozuan shumë ide, por pak prej tyre e panë kartonin jeshil.

Gjatë legjislaturës që lamë pas, u propozuan 61 nisma, 38 nga opozita dhe 23 nga socialistët. Demokratët kërkuan me ngulm ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ligjin për dekriminalizimin apo minimumin jetik.

Socialistët kërkuan të largonin nga funksionet publike bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit.

Të gjitha këto, ligjvënësit i harruan, duke u kthyer në spektatorë dhe votues të nismave nga Këshilli i Ministrave.

Këtë fenomen, drejtuesi i Institutit të Studimeve Politike, Afrim Krasniqi, e lidh me mungesën e pavarësisë që deputetët kanë në aktivitetin parlamentar.

Demokratizimi i grupeve parlamentare, sipas Krasniqit, është një mekanizëm që mund të ndryshojë rolin e deputetëve.

Megjithatë, ligjvënësit e rinj në legjislaturën e ardhshme, Krasniqi nuk i sheh shumë premtues.

Sipas rregullores së Kuvendit, në shtator, kur të nisë legjislatura e re, nismat e deputetëve aktualë nuk do të kenë më vend në kalendar.

Klan News