Një burrë i veshur me uniformë ushtarake dhe me armë në duar ecte nëpër Radovish, Policia e arrestoi
Një burrë dyzet e nëntë vjeç u arrestua dje pasi shëtiste nëpër Radovish me armë, transmeton Portalb.mk. “Dje në orën 11:30 në Radovish, zyrtarët e SPB Strumicë – DPB Radovish e privuan nga liria A.U. (49) nga Radovishi. Ai u gjet në rrugën “Shain maale” në Radovish, duke ecur me uniformë ushtarake, me rrip me […]


Një burrë dyzet e nëntë vjeç u arrestua dje pasi shëtiste nëpër Radovish me armë, transmeton Portalb.mk.
“Dje në orën 11:30 në Radovish, zyrtarët e SPB Strumicë – DPB Radovish e privuan nga liria A.U. (49) nga Radovishi. Ai u gjet në rrugën “Shain maale” në Radovish, duke ecur me uniformë ushtarake, me rrip me armë, pranga dhe shkop druri, dhe duke mbajtur një pushkë në duar. Gjatë përpjekjes për ta privuar nga liria, A.U. iku dhe i hodhi sendet që mbante me vete, por pas marrjes së masave, ai u kap dhe u privua nga liria.Policëz gjetën dhe sekuestruan sendet që personi i kishte hedhur gjatë arratisjes, përkatësisht një pushkë, një rrip ushtarak, një këllëf lëkure me një palë pranga, një tub metalik, një këllëf me tre fishekë për një pistoletë sinjalizuese, një kornizë metalike me pesë fishekë, një pistoletë, etj. Personi është ndaluar në Stacionin Policor të Radovishit”, informoi Ministria e Brendshme.
Një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike e Radovishit është informuar për ngjarjen dhe, pas dokumentimit të rastit, do të ngrihet kallëzim penal.