Kurti takon kryetarin e Komunës së Zubin Potokut dhe drejtues të drejtorive të kësaj komune

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq dhe ministri i Administrimit e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, mirëpritën për mëngjes pune Kryetarin e Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, nënkryetarin Sefer Veselin dhe kabinetin e drejtorëve komunalë me një përbërje multietnike. Nw komunikatën pwr media bwhet e ditur […]

shtator 17, 2024 - 14:00
 0  6
Kurti takon kryetarin e Komunës së Zubin Potokut dhe drejtues të drejtorive të kësaj komune
kurti-takon-kryetarin-e-komunes-se-zubin-potokut-dhe-drejtues-te-drejtorive-te-kesaj-komune

kurti-takon-kryetarin-e-komunes-se-zubin-potokut-dhe-drejtues-te-drejtorive-te-kesaj-komune

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq dhe ministri i Administrimit e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, mirëpritën për mëngjes pune Kryetarin e Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, nënkryetarin Sefer Veselin dhe kabinetin e drejtorëve komunalë me një përbërje multietnike.

Nw komunikatën pwr media bwhet e ditur se bashkë diskutuan mbi punën, progresin, arritjet e deritashme në njërën anë dhe në anën tjetër rreth sfidave aktuale e të trashëguara dhe mundësitë për t’i trajtuar dhe adresuar ato gjatë pjesës së mbetur të mandatit qeverisës.

Zeqiri nënvizoi angazhimin dhe përkushtimin e tij për shërbime sa më të mira komunale dhe për gjithëpërfshirje të të gjitha komuniteteve në jetën sociale dhe institucionale. Ai theksoi se nga takimet me qytetarët është vërejtur interesim i shtuar për pjesëmarrje dhe bashkëpunim në proceset vendimmarrëse. Me qëllim rritjen e kapacitetit dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët e Zubin Potokut, drejtues të kësaj komune thanë se po punohet në shtimin e stafit të administratës komunale.

Ata e njoftuan kryeministrin në lidhje me mbarëvajtjen e procesit të konvertimit të dokumenteve dhe pajisjes së qytetarëve me dokumente të Republikës së Kosovës, si dhe me rezultatet e deritanishme të masave të punësimit të mbështetura nga Qeveria, ndërkohë që veçuan fillimin e procesit të mbledhjes së tatimit në pronë dhe procesit të vlerësimit të pronave.

Gjatë takimit u diskutua edhe rreth projektet ekzistuese, ato që kanë përfunduar dhe që janë në proces të punës, por në të njëjtën kohë edhe për projekte të reja. Nga drejtuesit e komunës u veçua rëndësia dhe nevoja e investimeve në infrastrukturë, sidomos në fshatrat e thella të komunës, por edhe e programeve të mbështetjes dhe mirëqenies sociale. Në këtë drejtim, ata e njoftuan kryeministrin Kurti mbi përgatitjet që Zyra e Kryetarit dhe drejtoritë komunale po bëjnë për seancën e kuvendit komunal, në të cilin pritet të diskutohet dhe votohet buxheti komunal për vitin 2025, projekte investive, nga i cili do të reflektohen edhe në Ligjin për Ndarjet Buxhetore për vitin 2025.

Kurti dhe ministrat e pranishëm në takim, falënderuan kryetarin Zeqiri, drejtuesit e stafin e Komunës së Zubin Potokut për angazhimin e përditshëm dhe gatishmërinë për bashkëpunimin e ngushtë me nivelin qendror, duke i ofruar njëkohësisht përkrahje në adresimin dhe realizimin e kërkesave në interes të komunës.