Një film me skena dashurie me Tolgahan Sayisman, Almeda Abazi me përgjigje interesante
Aktorja shqiptare që jeton dhe vepron në Turqi, Almeda Abazi, ka qenë e ftuar në “Pushime On Top”, ku ka ndarë më të rejat rreth jetës dhe karrierës profesionale. Në një nga pyetjet gjatë intervistës, moderatorja Lei Kraja i kërkoi të ndante momentet më të bukura dhe më të vështira me partnerin e saj, Tolgahan […]
Aktorja shqiptare që jeton dhe vepron në Turqi, Almeda Abazi, ka qenë e ftuar në “Pushime On Top”, ku ka ndarë më të rejat rreth jetës dhe karrierës profesionale.
Në një nga pyetjet gjatë intervistës, moderatorja Lei Kraja i kërkoi të ndante momentet më të bukura dhe më të vështira me partnerin e saj, Tolgahan Sayisman.
“Momente të bukura janë pafund. Gjëja e parë që më vjen në mendje është lindja e Efes dhe Alinës. Më të bukur nuk ka, momente më të bukura nuk ka. Sigurisht që janë momentet tona, martesa e të gjitha, por këto të dyja janë në vend të parë”, tha ajo.
Sa i përket momenteve të vështira, Almeda tha se kanë pasur ulje-ngritje si çdo çift, por që i kanë tejkaluar të gjitha.
Një tjetër pyetje kishte të bënte me atë nëse do të luante në një film me Tolgën, madje të arrinte një skenë dashurie mes tyre.
“Nuk e di a do të doja të luaja se me thënë të drejtën kemi pasur shumë oferta, por setet janë shumë të vështira. I bie të harrosh shtëpinë sepse Tolga është i ikur, i bie të jem edhe unë e ikur, më shumë për këtë gjë dhe nuk dua që 24 orë të jemi bashkë”, theksoi ndër tjerash bukuroshja shqiptare.
Ata kanë bashkë dy fëmijë: një djalë dhe një vajzë.