Një grua në Kratovë vrau burrin dhe vjehrrin e saj
Një grua e moshës 36-vjeçare është ndaluar dhe dyshohet se mbrëmë vonë në shtëpinë familjare në Kratovë ka sulmuar me send të mprehtë bashkëshortin dhe babain e tij, të cilët nga lëndimet e marra kanë ndërruar jetë, njofton MPB, transmeton Portalb.mk. Sipas informacioneve nga policia, gruaja është arrestuar dhe është mbajtur në stacion. “Me datë […]
Një grua e moshës 36-vjeçare është ndaluar dhe dyshohet se mbrëmë vonë në shtëpinë familjare në Kratovë ka sulmuar me send të mprehtë bashkëshortin dhe babain e tij, të cilët nga lëndimet e marra kanë ndërruar jetë, njofton MPB, transmeton Portalb.mk.
Sipas informacioneve nga policia, gruaja është arrestuar dhe është mbajtur në stacion.
“Me datë 13.06.2024, në ora 22:08, zyrtarët policorë të SPB Kratovë kanë privuar V.I. (36) nga Kratova. Ajo dyshon se në shtëpinë e familjes në Kratovë ka sulmuar bashkëshortin e saj J.I. (38) dhe babai i tij S.I. (63), të cilët nga lëndimet e marra kanë ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Sipas udhëzimeve të prokurorit publik, sipas informacioneve të MPB-së, trupat e të ndjerëve janë dorëzuar për obduksion.
Siç kanë bërë të ditur nga aty, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj 36-vjeçares do të bëhet kallëzim përkatës.