Në disa sektorë u regjistrua rritje e numrit të të punësuarve në RMV, ndërkohë te sektorët tjerë ulje
Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit maj është regjistruar rritje e numrit të të punësuarve në disa sektorë, derisa në sektorët tjerë kemi rritje. Në përgjithësi, numri i të punësuarve në industrinë e Maqedonisë së Veriut është rritur për 1.5 përqind krahasuar me majin e kaluar, transmeton Portalb.mk. Rritje më e madhe e numrit të […]
Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit maj është regjistruar rritje e numrit të të punësuarve në disa sektorë, derisa në sektorët tjerë kemi rritje. Në përgjithësi, numri i të punësuarve në industrinë e Maqedonisë së Veriut është rritur për 1.5 përqind krahasuar me majin e kaluar, transmeton Portalb.mk.
Rritje më e madhe e numrit të të punësuarve është regjistruar te riparimi dhe instalimi i makinerive (52.6 %), prodhimi i makinerive (27 %), prodhimi i automjeteve motorike (17.9 %), prodhimi i pijeve (15.9 %), etj.
Në këtë periudhë, ulje më e madhe është vërejtur te prodhimi i produkteve të duhanit (20.9 %), përpunimi i drurit (15.4 %), prodhimi i produkteve metalike (9.8 %), etj.
Në periudhën janar – maj të këtij viti, ka pasur rritje për 1.8 përqind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.