Një metër kub dru arrin 90 euro, qytetarët të shqetësuar dhe të pakënaqur

Stina e dimrit e cila ka veçoritë e saj, ka edhe telashet e saja për t’u përgaтitur. Qytetarët kanë filluar që të bëhen gati për këtë stinë që nga turshitë e deri tek drutë. Mirëpo, qytetarët janë të shqetësuar për shkak se çmimet e druve mbesin të larta. Të intervistuar nga TV Shenja, qytetarët theksuan […] The post Një metër kub dru arrin 90 euro, qytetarët të shqetësuar dhe të pakënaqur appeared first on InfoShqip.com.

tetor 29, 2024 - 18:01
 0  8
Një metër kub dru arrin 90 euro, qytetarët të shqetësuar dhe të pakënaqur

Stina e dimrit e cila ka veçoritë e saj, ka edhe telashet e saja për t’u përgaтitur. Qytetarët kanë filluar që të bëhen gati për këtë stinë që nga turshitë e deri tek drutë. Mirëpo, qytetarët janë të shqetësuar për shkak se çmimet e druve mbesin të larta. Të intervistuar nga TV Shenja, qytetarët theksuan se nuk po munden të arrijnë të blejnë dru për shkak të shtrenjtësisë, çmimi i së cilës është deri në 5.300 denar për metër.

Të shqetësuar për këtë më shumë ishin pensionistët, të cilët thanë se për shkak të pensionit dhe çmimeve nuk po munden të marrin aq metre sa është e nevojshme.

“Po normal shtrenjtë janë. Unë pensioner si me i ble. Ende nuk i kemi blerë drunjët. Sa jemi interesuar deri në 5.200 deri 5.300 denar është një metër, shumë para janë. Çmimet janë njëjtë edhe vitet e kaluara ka qenë aq, 4.800 deri në 5.000. Neve për dimër na nevojiten 5-6 metre bëhet deri 25.000, mirëpo unë jam pensioner me 16.000 denarë, nuk mundemi me përballu”, thotë një qytetar.

“Po jemi përgatit diçka. I kemi marrë drutë, unë jam në fshat. Nga 60 euro e kam marrë metrën, është bërë pak shtrenjtë po nuk kemi çfarë të bëjmë. Pak më lirë se vitet e kaluara janë. Unë i kam marrë 7 metra, nuk mjaftojnë, më së paku duhet 10 metra me i pas po aq kemi mundësinë me pension”, thekson një qytetar tjetër.

Një numër i qytetarëve për t’iu larguar kësaj shtrenjtësie kishin gjetur si zgjidhje që ngrohjen e tyre të e bëjnë me peleta. Edhe pse nuk pranuan të flasin para kamerave, ata thanë se peletit janë më lirë se drunjët, sipas tyre për 1 tonë peleti paguanin rreth 17.000 denarë.

Nga e gjithë kjo, qytetarët u shprehën se janë të shqetësuar se si do e kalojnë stinën e dimrit me këto shtrenjtësi të cilat janë të domosdoshme për të jetuar./SHENJA

The post Një metër kub dru arrin 90 euro, qytetarët të shqetësuar dhe të pakënaqur appeared first on InfoShqip.com.