RMV, ndëshkimi parashikohet si zgjidhja e fundit për pacientët që nuk anulojnë ose nuk paraqiten në termin

Po kërkohet zgjidhje për problemin e termineve të parapara në shëndetësinë publike, tek të cilat pacientët nuk paraqiten, tha sot zëvendësministri i Shëndetësisë Jovica Andovski. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që nëse kanë të caktuar termin dhe nuk e shfrytëzojnë dot, të paktën ditën e fundit me SMS ose nëpërmjet mjekut, ta anulojnë terminin. […]

Nëntor 22, 2024 - 19:00
 0  5
RMV, ndëshkimi parashikohet si zgjidhja e fundit për pacientët që nuk anulojnë ose nuk paraqiten në termin
Zëvendësministri i Shëndetësisë Jovica Andovski. Foto: Ministria e Shëndetësisë

Po kërkohet zgjidhje për problemin e termineve të parapara në shëndetësinë publike, tek të cilat pacientët nuk paraqiten, tha sot zëvendësministri i Shëndetësisë Jovica Andovski. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që nëse kanë të caktuar termin dhe nuk e shfrytëzojnë dot, të paktën ditën e fundit me SMS ose nëpërmjet mjekut, ta anulojnë terminin. Në këtë mënyrë do t’u krijojnë vend pacientëve që kanë vërtet nevojë për një procedurë diagnostike për ta përfunduar atë dhe nuk do të ketë lista të gjata pritjeje, transmeton Portalb.mk.

“Termini im” u dërgon mesazhe qytetarëve dhe i përkujton, dhe sipas Andovskit, madje edhe në ditën e fundit të anulohet termini, atje janë të organizuar, menjëherë mund ta lirojnë terminin.

“Ne monitorojmë të dhënat e termineve të planifikuara dhe termineve të përdorura. Vërtet ka një problem mjaft të madh. Jemi në koordinim të vazhdueshëm me ‘Termi im’ dhe Inspektoratin Shtetëror Sanitar Shëndetësor. Flasim për të gjetur zgjidhje kreative për ta tejkaluar këtë”, tha Andovski.

Sipas tij, mos-anulimi i termineve është një problem mjaft i madh sepse u merret radha atyre qytetarëve që vërtet kanë nevojë për një procedurë diagnostike.

Për shembull, në periudhën e kaluar, në Shkup për tomografi kompjuterike, nga 4.070 terminet e planifikuara, 970 nuk kanë ardhur.

“Kjo është më shumë se 23 pë qind e pacientëve që nuk u paraqitën në atë termin të pa anuluar,” shtoi ai.

Andovski tha se po bëhen analiza dhe se në shumë vende zgjidhet në disa mënyra.

“Thjesht duhet të vendosim se si do të bëhet”, u përgjigj Andovski në pyetjet e gazetarëve.

Në disa vende, nëse termini anulohet dy herë, ka gjobë të caktuar ose nuk do të mund të caktoni termin të rregullt për një periudhë të caktuar kohore.

“Nuk do të donim të shkonim me pasoja të tilla. Fillimisht do bëjmë thirrje, do shohim, do flasim me mjekët, do flasim edhe përmes shoqatave të pacientëve, do apelojmë. Ajo është gjëja e fundit që mund të bëjmë”, tha zëvendësministri i Shëndetësisë.

Ndryshe, Andovski, njoftoi se sivjet është regjistruar numër rekord i personave për vaksinim falas dhe janë vaksinuar kundër gripit sezonal, sipas të dhënave të Drejtorisë për shëndetësi elektronike. Përkatësisht, përmes aplikacionit vakcinacija.mk deri më tani janë regjistruar 75.712 persona dhe janë vaksinuar 66.674 qytetarë.