Njohësi i sigurisë: Serbia me formën e saj të kundërshtimit do ta godas gjithë punën e Policisë
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, ka folur për Front Online lidhur me hapjen apo jo të Urës së Ibrit. Ai ka thënë se kjo është një lojë politike e cila s’do të përfundoj mirë për stabilitetin e Kosovës tek ndërkombëtarët. Shala thotë se ky hap i Qeverisë tregon që për punë e brendshme […]
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, ka folur për Front Online lidhur me hapjen apo jo të Urës së Ibrit.
Ai ka thënë se kjo është një lojë politike e cila s’do të përfundoj mirë për stabilitetin e Kosovës tek ndërkombëtarët.
Shala thotë se ky hap i Qeverisë tregon që për punë e brendshme nuk pyet askënd.
“Ura e Ibrit një lojë tjetër politike që përfundimi nuk do të jete i mirë për stabilitetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare madje është parë që Qeveria aktuale është e izoluar në arenën ndërkombëtare nga mos dija e koordinimit diplomatik dhe si rezultat, është marrë ky hap për të dëshmuar që për punët e brendshme autoriteti politik nuk pyet askënd”, deklaron Shala.
Shala vlerëson se Serbia me formën e saj të kundërshtimit do ta godas gjithë punën e Policisë.
“Serbia e ka zgjedhur formën e saj për të kundërshtuar tani jo vetëm këtë proces politik për hapje, por madje do të jepet mundësia që të goditet e gjithë puna e policisë dhe mekanizmave të sigurisë në atë pjese për gjatë këtyre viteve duke minimizuar efektin e arritur më diletantizëm politik”, u shpreh ai.
Tutje, Shala thotë se përmes direktivave të Beogradit, grupet kriminale do të konfrontohen ndaj mekanizmave të sigurisë.
“Protestat e Serbisë janë një forme e cila do të jete në narrativen e Beogradit dhe arsyetueshmërinë e saj edhe për veprime konfrontuese ndaj mekanizmit të sigurisë vendor përmes nxitjes se grupeve kriminale ( nen emrin e lirisë se jetesës ) për të kryer veprime ndaj rendit dhe sigurisë në atë pjese”, thotë ai. /FrontOnline/