Mandati i deputetes Olta Xhaçka, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin

Me urdhër të kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, me datën 27 gusht do të zhvillohet jashtë sesionit parlamentar mbledhja e Këshillit për Legjislacionin, ku do të shqyrtohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhaçka. “Ju njoftojmë se në datën 27 Gusht, ora 11:00, në Kryesinë e Kuvendit, do të zhvillohet jashtë sesionit […]

gusht 8, 2024 - 20:00
 0  20
Mandati i deputetes Olta Xhaçka, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin

Me urdhër të kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, me datën 27 gusht do të zhvillohet jashtë sesionit parlamentar mbledhja e Këshillit për Legjislacionin, ku do të shqyrtohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

“Ju njoftojmë se në datën 27 Gusht, ora 11:00, në Kryesinë e Kuvendit, do të zhvillohet jashtë sesionit parlamentar, mbledhja e Këshillit për Legjislacionin. (Urdhër Nr. 54, datë 08.08.2024, i Kryetares së Kuvendit, znj. Elisa Spiropali.) Këshilli për Legjislacionin do të mblidhet për të shqyrtuar vendimin nr. 55, datë 10.07.2024, të Gjykatës Kushtetuese. ju njoftojmë se në datën 27 Gusht, ora 11:00, në Kryesinë e Kuvendit, do të zhvillohet jashtë sesionit parlamentar, mbledhja e Këshillit për Legjislacionin. (Urdhër Nr. 54, datë 08.08.2024, i Kryetares së Kuvendit, znj. Elisa Spiropali.)  Këshilli për Legjislacionin do të mblidhet për të shqyrtuar vendimin nr. 55, datë 10.07.2024, të Gjykatës Kushtetuese.”– njofton Kuvendi.

Për vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me mandatin e Xhaçkës, Grupi Parlamentar i PD kishte kërkuar një sesion të jashtë zakonshëm, për këtë kërkesë ende nuk ka një vendim.