Nuk do të fillojë gjykimi për vrasjet Vanja-Pançe deri sa i dyshuari Palevski të shtohet në aktakuzën kundër katër autorëve të tjerë
Prokuroria e Shkupit kërkoi nga Gjykata Penale që të shtyhet gjykimi kundër katër të akuzuarve për kidnapim dhe vrasje brutale të 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezovski nga Velesi, që të shtohet në aktakuzë edhe i dyshuarin kryesor Ljupço Palevski- Palço, tha Gjykata, transmeton Portalb.mk. Hetimi ndaj Palevskit ka përfunduar dhe tani ka një […]
Prokuroria e Shkupit kërkoi nga Gjykata Penale që të shtyhet gjykimi kundër katër të akuzuarve për kidnapim dhe vrasje brutale të 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezovski nga Velesi, që të shtohet në aktakuzë edhe i dyshuarin kryesor Ljupço Palevski- Palço, tha Gjykata, transmeton Portalb.mk.
Hetimi ndaj Palevskit ka përfunduar dhe tani ka një akuzë të posaçme ndaj tij, pasi ishte i arratisur në Turqi, Prokuroria kërkon ta shtojë atë me të pandehurit e tjerë, gjë që do të zgjasë një muaj, aq sa janë të drejtat e tij ligjore për të kundërshtuar aktakuzën.
Kështu, më 30 korrik, gjykimi për të katërt nuk do të fillojë, prandaj Gjykata Penale e Shkupit ua hoqi të gjitha urdhrat për shoqërimin e këtyre personave që ndodhen në paraburgim, përkatësisht në arrest shtëpiak dhe do të caktojë seancë të re.
Prokurori publik kompetent dje njoftoi se janë kryer hetimet për të dyshuarit kryesor për rrëmbimin e dyfishtë dhe vrasjen brutale të 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezovski.
“Me kaq përfundon afati ligjor i mbrojtjes për të këqyrur provat. Pas skadimit të këtij afati dhe paraqitjes së akuzës, prokurori publik do të propozojë bashkimin e procedurës gjyqësore ndaj gjithsej pesë të pandehurve për këtë ngjarje penalo-juridike, sepse ekzistojnë baza ligjore të parapara me nenin 28 të Ligjit për Procedura Penale. Për të mundësuar veçantinë e procedurës, prokuroria do të kërkojë shtyrjen e seancës së caktuar për 30 korrik ndaj katër të akuzuarve paraprakisht”, thonë nga Prokuroria.
E mitura Vanja Gjorçevska, e cila ishte raportuar e zhdukur më 27 nëntor, u gjet e vdekur në afërsi të Shkupit më 3 dhjetor, kur në afërsi të Velesit u gjet i vdekur edhe Pançe, me origjinë nga Velesi, i cili, nga ana tjetër, u raportua i zhdukur më 24 nëntor.
I dyshuari kryesor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit është Ljupço Palevski-Palço, i cili më 15 maj u ekstradua nga Turqia në vend, ku u gjet dhe u arrestua pas fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet maqedonase përmes Interpolit.
Të akuzuar janë edhe Velibor Manev, Bore Videvski dhe Vlatko Keshishov.
Stefan Dimovski, nga ana tjetër, dyshohet për veprën e ndihmës së kryerësit pas kryerjes së veprës penale, sepse Palevskin e ka çuar nga Serbia, përmes Bullgarisë për në Turqi. Më 12 mars iu hoq masa e paraburgimit pasi siç sqaroi atëherë Prokuroria, për shkak të llojit të krimit dhe dënimit të paraparë, nuk ka mundësi ligjore që të vazhdojë ta durojë këtë masë për sigurimin e prezencës.
Mes të pandehurve është edhe babai i të vrarës Vanja, Aleksandar Gjorçevski, i cili pas disa muajsh qëndrimi në burgun e Shutkës tashmë ndodhet në arrest shtëpiak pasi Gjykata e Lartë la në fuqi ankesën e tij.