Nuk janë pagat problemi i vetëm i Kulturës
Në një reagim publik Sindikata e punonjësve të kulturës vëren se punonjësit e kulturës po sulmohen direkt, duke spekuluar me shufra inekzistente për pagat mujore që marrin. Sindikata kërkon zgjidhjen The post Nuk janë pagat problemi i vetëm i Kulturës appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Në një reagim publik Sindikata e punonjësve të kulturës vëren se punonjësit e kulturës po sulmohen direkt, duke spekuluar me shufra inekzistente për pagat mujore që marrin. Sindikata kërkon zgjidhjen e çështjeve serioze dhe problemeve me të cilat përballet sektori i kulturës, por edhe respektimin e Marrëveshjes Kolektive
Disnivelet e pagave të punonjësve të kulturë, janë rikthyer sërish në fokus të kërkesave sindikaliste. Në një reagim publik Sindikata e punonjësve të kulturës vëren se punonjësit e kulturës po sulmohen direkt, duke spekuluar me shufra inekzistente për pagat mujore që marrin. Sindikata kërkon zgjidhjen e çështjeve serioze dhe problemeve me të cilat përballet sektori i kulturës, por edhe respektimin e Marrëveshjes Kolektive me nënshkrimin e së cilës u eliminua kaosi 20 vjeçar. “Kjo lloj narrative e atakut ndaj punonjësve në kulturë është tashmë i njohur për ne dhe vazhdon që nga anulimi i Kontratës Kolektive në kulturë, që padyshim është problem i nomenklaturës aktuale në pushtet. Cili është problemi me kulturën?Nëse Marrëveshja Kolektive për kulturën nuk është problem, atëherë nuk e kemi të qartë pse dikush do të ndiqej një narrativë e tillë kundër punonjësve në kulturë. A nuk është rastësi që ekziston një ide më e madhe e shkatërrimit total të kulturës në përgjithësi? A janë problem vetëm pagat në kulturë? A e di ministrja që nuk ka staf profesional të mjaftueshëm në institucione, pra janë sjellë në prag të mosfunksionalitetit, a e di që prej vitesh nuk ka avancime, se ka staf joadekuat të punësuar, se një numër i madh institucionesh po shemben, ose për këto probleme nuk i ka thënë njeri, ose ndoshta i kanë thënë, por ajo nuk dëshiron t’i dëgjojë”, thuhet në reagimin e Sindikatës.
Duke iu referuar përsëritjes së deklaratave publike të ministres së Financave se nga qeveria e kaluar kanë trashëguar probleme serioze për t’u zgjidhur, përfshirë pagat e larta të disa prej punëtorëve në kulturë.
“E mohojmë se nuk ka rrogë aktori prej 120 mijë denarë. Paga fillestare e një aktori në MNT dhe në çdo teatër tjetër në Maqedoni është shumë më e ulët se 60 mijë denarë…Sa i përket deklaratës se gjysma e punonjësve në teatro punojnë dhe gjysma nuk punojnë dhe marrin rrogë, sqarojmë se punonjësit në teatër marrin punë nga punëdhënësi dhe në këtë rast janë drejtorët, të cilët emërohen nga nomenklatura në pushtet, nuk ofrojnë punë për të gjithë punonjësit dhe në të njëjtën kohë sulmojnë punonjësit për mospunë”, thuhet në reagim.
Sindikata i kërkon edhe ministrit të Kulturës dhe Turizmit Zoran Ljutkov të jetë konsekuent ndaj qëndrimit të tij dhe deklaratës se pagat në kulturë nuk janë aspak të larta dhe ai do të mbështesë punonjësit e kulturës. Pas emërimit të Ljutkov SPK diskutuan për Ligjin e ri për Kulturën, respektimin e Marrëveshjes Kolektive për Kulturën, avancimet në kulturë, pagesën e titujve profesional në sektorin e mbrojtjes, pagesën e shtesave të pagave sipas marrëveshjeve kolektive, rregullimin e orarit të punës në institucione, vonesa e pagave në institucionet vendore dhe shumë çështje të tjera që lidhen me funksionimin e institucioneve të kulturës, si edhe kanë kërkuar situata e transformimit të statusit të 160 punonjësve me afat në të pacaktuar, nëpërmjet ndryshimit të ligjit ekzistues për kulturën. (koha.mk)
The post Nuk janë pagat problemi i vetëm i Kulturës appeared first on Flaka, në çdo lajm... .