Me çfarë sfida fillon viti i ri shkollor?

Ndryshime në mësimdhënie nga viti i kaluar pothuajse nuk do të ketë përveç pushimit pranveror i cili do të hiqet pas një ankete të MASH-it ku u tha se shumica The post Me çfarë sfida fillon viti i ri shkollor? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

gusht 23, 2024 - 22:00
 0  5
Me çfarë sfida fillon viti i ri shkollor?

Ndryshime në mësimdhënie nga viti i kaluar pothuajse nuk do të ketë përveç pushimit pranveror i cili do të hiqet pas një ankete të MASH-it ku u tha se shumica e prindërve, nxënësve dhe mësuesve nuk kishin nevojë për të

Rënia e numrit të nxënësve për shkak të uljes së natalitetit dhe migrimit është një nga problemet e shumta me të cilat po përballen shkollat dhe shteti. Në vetëm një vit shkollor, në Maqedoninë e Veriut janë mbyllur 11 shkolla ndërsa numri i nxënësve është zvogëluar për 3000, derisa një tendencë e tillë pritet edhe këtë vit. Ndryshime në mësimdhënie nga viti i kaluar pothuajse nuk do të ketë përveç pushimit pranveror i cili do të hiqet pas një ankete të MASH-it ku u tha se shumica e prindërve, nxënësve dhe mësuesve nuk kishin nevojë për të.Sipas premtimeve të qeverisë, libra apo materiale mësimore për disa lëndë do të ketë, por do të mungojnë librat për gjuhët e huaja.  “Të gjitha librat që ka premtuar kjo qeveri do të mbërrijnë në fillim të vitit shkollor. Tashmë kemi bërë të ditur se shpërndarja ka filluar, tekstet i kemi në shtyp, por sipas kontratës edhe ato duhet të jenë në shkolla deri më 1 shtator. Shpresoj thellë se kjo do të respektohet nga distributorët”, tha ministrja e Arsimit, Vesna Janevska.

Libra për gjuhë të huaja nuk do të ketë pasi sipas sqarimit të ministres, tenderi ka dështuar dhe është në proces animimi. Është ndërprerë edhe koncepti i ri për arsimin fillor i cili duhej të zbatohej për klasën e shtatë, pasi sipas ministres do të bëhet auditimi. Me zbatimin në klasat e ulëta, ajo ka bërë bashkë lëndë si “Historia dhe Shoqëria”, kurse shtyrja e aplikimit në klasën e shtatë do të thotë se historia mbetet lëndë e veçantë siç ka qenë më parë.

Shkuarja me dy ndërrime mbetet gjithashtu për shumicën e nxënësve, pasi sipas të dhënave të MASH-it, nga gjithsej 1095 shkolla vetëm 124 mund të fillojnë mësimin në një ndërrim këtë vit shkollor. Mësuesit, nga ana tjetër, përveç që presin që më 2 shtator t’i kenë tekstet e premtuara, ata presin që viti i ri shkollor të fillojë edhe me paga më të larta. Ata kërkojnë respektimin e ligjit për pagën minimale, i cili sipas sindikalistëve, duhet t’ju sjellë paga më të larta për 12%.

“Është një problem i madh për ne nga pikëpamja që qeveria e re nuk ka fonde në buxhet, edhe me rebalancimin që nuk mund ta siguronte. Këto janë burimet e tyre të informacionit dhe për këto arsye ne si mësimdhënës po reagojmë dhe kërkojmë që të respektohet obligimi ligjor”, tha Jakim Nedelkov, kryetar i SASHK-ut.

Nga ana tjetër, ministrja Janevska kërkoi durim nga mësimdhënësit, sepse siç thotë ajo, kanë trashëguar buxhetin njëvjeçar të MASH-it i cili është shpenzuar për gjysmë viti nga qeveria e kaluar. “U kërkoj mësuesve që në këtë moment të veprojnë me të njëjtin pasion si kur u regjistruan në fakultet kur e donin atë profesion. Le ta mbyllim këtë vit me atë dëshirën e tyre për të kontribuar në dijen e nxënësve, në përparimin e shtetit dhe sigurisht që do të marrin atë që meritojnë në atë moment që shteti do ta bëjë. Unë si ministre do të luftojë në mënyrë konvulsive që ajo të jetë sa më shumë”, u shpreh Janevska.

Për mësimdhënësit, përveç pagave më të larta, çështje e hapur mbetet edhe nënshkrimi i kontratave kolektive për arsimin fillor dhe të mesëm. “Për ne janë të rëndësishme jo vetëm nga pikëpamja financiare, por edhe nga aspekti i rregullimit të marrëdhënieve të ndërsjella ndërmjet punëtorëve dhe punëdhënësve që nuk janë të rregulluara me ligj. Pra, obligimet që përmenden vetëm në ligj këtu janë të specifikuara dhe janë shumë të rëndësishme për ne”, tha kryetari i SASHK-ut.Sipas tij, shqetësim është edhe zvogëlimi i numrit të nxënësve për çka edhe mësimdhënësit përballen me sfidën për të pasur një fond të mjaftueshëm të paraleleve. Për të formuar klasa, rregulloret ligjore kërkojnë që në shkollë fillore të jenë nga 20 deri 30 nxënës ndërsa në shkollat e mesme nga 24 deri 34.

“Në aspektin social, qeveria e mëparshme dhe kjo qeveri i toleron klasat dhe ne kemi klasa me 7, 8, 9 fëmijë, ndonjëherë edhe me tre, dhe tolerohen dhe jepen pëlqime. Por nëse nuk tolerohet kjo situatë, nuk do të doja të spekuloja me shifra, por numri i mësimdhënësve që do të mbeteshin pa orë do të ishte vërtet i madh”, theksoi Nedellkov.

Për zbrazjen e shkollave flasin edhe statistikat. Të dhënat e ESHS-së tregojnë se vitin e kaluar shkollor kanë qenë 182.124 nxënës të shkollave fillore, ose gati 3000 më pak nga viti paraprak, nxënësit e shkollave të mesme ishin 69227 ose rreth 2000 më pak në vetëm një vit. (koha.mk)

The post Me çfarë sfida fillon viti i ri shkollor? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .