Nuk ka asnjë dëshmi se zjarri në Koçan ishte i qëllimshëm dhe as që ka lidhje me strukturat e “shtetit të thellë”

Nuk ka asnjë dëshmi se dikush e ka vënë zjarrin me dashje në diskotekën në Koçan, aq më pak se është bërë me benzinë, siç thuhet në postim. Janë pamjet video që tregojnë qartë se momenti i zjarrit ka ndodhur pasi spërkatësit piroteknikë të vendosur në skenë i kanë vënë flakën materialit të tavanit, pasuar […]

Mars 20, 2025 - 14:00
 0  5
Nuk ka asnjë dëshmi se zjarri në Koçan ishte i qëllimshëm dhe as që ka lidhje me strukturat e “shtetit të thellë”
Zjarri në diskotekën "Pulse" në Koçan. Foto: Teuta Buçi/Portalb.mk

Nuk ka asnjë dëshmi se dikush e ka vënë zjarrin me dashje në diskotekën në Koçan, aq më pak se është bërë me benzinë, siç thuhet në postim. Janë pamjet video që tregojnë qartë se momenti i zjarrit ka ndodhur pasi spërkatësit piroteknikë të vendosur në skenë i kanë vënë flakën materialit të tavanit, pasuar nga një epilog tragjik. Në postim përmendet edhe një lloj “shteti i thellë” që gjoja qëndronte pas zjarrit dhe protestës, që është një konfirmim i mëtejshëm se po përhap dezinformata dhe kërkon të manipulojë publikun me informacione të pakonfirmuara dhe disa lloj teorish konspirative, shkruan Vërtetmatësi.

Po analizojmë një postim në Facebook që shpërndan foto të zjarrit në diskotekën Pulse në Koçan dhe thotë:

Hetimi duhet të drejtohet drejt identifikimit dhe sanksionimit të autorëve të zjarrvënies! Nuk ka dyshim se zjarri është vënë. Një strukturë prej druri nuk mund të digjet në pak minuta! Djegia u ndihmua, ndoshta nga benzina…

Atëherë duhet hetuar dhe shkatërruar e gjithë struktura paralele e kalbur dhe e korruptuar në shtet! Sjellja e megafonëve të “shtetit të thellë” herët në mëngjes, defokusimi i tyre i vazhdueshëm dhe përpjekjet për të shkaktuar trazira masive, tregon pa mëdyshje zjarrvënie dhe trillim të plotë të ngjarjeve.

Kjo posaçërisht konfirmohet nga ngjarjet e rrënimit të objekteve në Koçan, ku në mesin e banorëve të Koçanit kishte edhe persona të panjohur për banorët e Koçanit, dhe parullat antimaqedonase që turma bërtiste duke u egërsuar nëpër Koçan tregojnë pa mëdyshje karakterin antimaqedonas të ngjarjeve!

Tregohet se katastrofën e shkaktuan strukturat e “shtetit të thellë” në Maqedoni, e gjitha me qëllim të ndryshimit të qeverisë dhe kthimit në pushtet të koalicionit të vjetër SDS-BDI, që të mos gjykohen për krimin e paparë që bënë!

Nuk ka asnjë dëshmi se dikush e ka vënë zjarrin me dashje në diskotekën në Koçan, aq më pak se është bërë me benzinë, siç thuhet në postim. Janë video pamjet që tregojnë qartë se momenti i zjarrit ka ndodhur pasi mjetet piroteknike të vendosur në skenë i kanë vënë flakën materialit të tavanit, pasuar nga një epilog tragjik.

Po ashtu, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, në një konferencë për media zyrtarisht ka bërë të ditur se zjarri është shkaktuar nga mjete piroteknike. Ministri tha se zjarri shpërtheu rreth orës 2:30 të mëngjesit të së dielës, si pasojë e shkëndijave nga mjetet piroteknike për një efekt ndriçimi në një koncert të grupit DNK.

Edhe prokurori publik i shtetit Ljupço Kocevski tha se përdorimi i mjeteve piroteknike gjatë koncertit është një nga fokuset e hetimeve që do të pasojnë lidhur me këtë ngjarje tragjike.

Sa i përket pretendimit se në protestën në Koçan të mbajtur më 17 mars, gjatë së cilës kanë ndodhur disa incidente, “ka pasur edhe persona të panjohur për banorët e Koçanit”, nuk është i vërtetë.

Gjegjësisht, në raportimet e mediave për protestën, askund nuk kishte informacione se në protestë kishte persona të panjohur apo ndonjë provokues. Përkundrazi, në protestë kanë qenë të pranishëm edhe familjarë e miq të viktimavee nga zjarri, të cilët kanë mbajtur fotografitë e tyre. Në protestë nuk kishte parulla antimaqedonase apo politike, siç dëshiron të paraqesë njoftimi, duke manipuluar se protesta ishte e organizuar politikisht. Fakti që njerëzit shprehën zemërimin e tyre për tragjedinë që i ndodhi nuk mund të quhet “karakter antimaqedonas i ngjarjes”.

Në postim përmendet edhe një lloj shteti i thellë që gjoja qëndronte pas zjarrit dhe protestës, që është një konfirmim i mëtejshëm se po përhap dezinformata dhe kërkon të manipulojë publikun me informacione të pakonfirmuara dhe disa lloj teorish konspirative.

Vërtetmatësi ka shkruar në disa raste për teorinë e konspiracionit të ekzistencës së një lloj shteti të thellë.

Nga të gjitha sa më sipër, mund të konkludojmë se njoftimi është i pavërtetë.