“Nuk ka kuptim”, Ronaldo me postim zemërthyer për vdekjen e Jotas
Ylli i kombëtares së Portugalisë, Cristiano Ronaldo ka reaguar me anë të faqeve zyrtare në rrjetet sociale për vdekjen tragjike të bashkëkombësit të tij, Diogo Jota. Gjatë ditës së sotme (e enjte) erdhi lajmi se ylli i Liverpoolit së bashku me vëllain kanë vdekur pas një aksidenti trafiku në provincën e Zamorës në Spanjë. Vdekja […]


Ylli i kombëtares së Portugalisë, Cristiano Ronaldo ka reaguar me anë të faqeve zyrtare në rrjetet sociale për vdekjen tragjike të bashkëkombësit të tij, Diogo Jota.
Gjatë ditës së sotme (e enjte) erdhi lajmi se ylli i Liverpoolit së bashku me vëllain kanë vdekur pas një aksidenti trafiku në provincën e Zamorës në Spanjë.
Vdekja e tyre erdhi pasi vetura doli nga rruga dhe pastaj mori flakë, duke lënë të vdekur të dy lojtarët.
Me t’u konfirmuar vdekja e tij kanë ardhur edhe reagime të shumta nga klube të ndryshme, teksa së fundmi ka reaguar edhe ylli portugez, Ronaldo.
Não faz sentido. Ainda agora estávamos juntos na Seleção, ainda agora tinhas casado. À tua familia, à tua mulher e aos teus filhos, envio os meus sentimentos e desejo-lhes toda a força do mundo. Sei que estarás sempre com eles. Descansem em Paz, Diogo e André. Vamos todos sentir… pic.twitter.com/H1qSTvPoQs
— Cristiano Ronaldo (@Cristiano) July 3, 2025
“Nuk ka kuptim. Vetëm pak kohë më parë ishim bashkë në ekipin kombëtar, dhe tani sapo u martove”.
“Familjes tënde, gruas dhe fëmijëve të tu, u dërgoj ngushëllimet e mia dhe ju uroj gjithë forcën e botës. E di që do të jesh gjithmonë me ta”.
“Pusho në paqe, Diogo dhe Andre. Do të na mungosh të gjithëve”, ka shkruar Ronaldo në postimin e tij.
