“Nuk ndjej faj për tensionet” me balancuesin thotë, Ivanovska, Ish kryetarja e antikorrupsionit

Biljana Ivanovska, Ish kryetare e komisionit antiorrupsioni, në kohën e së cilës u inicua kushtetueshmëria e “balancuesit”, mbështet vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të zgjeruar dhe hapur lëndë për masën që sillte përfaqësim të drejtë në administratë. Ajo thotë se një sistem ku merita do jetë e para dhe duke hequr etninë si specifikë, mund […]

shtator 22, 2024 - 23:00
 0  11
“Nuk ndjej faj për tensionet” me balancuesin thotë, Ivanovska, Ish kryetarja e antikorrupsionit

Biljana Ivanovska, Ish kryetare e komisionit antiorrupsioni, në kohën e së cilës u inicua kushtetueshmëria e “balancuesit”, mbështet vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të zgjeruar dhe hapur lëndë për masën që sillte përfaqësim të drejtë në administratë.

Ajo thotë se një sistem ku merita do jetë e para dhe duke hequr etninë si specifikë, mund të sjellë një administratë më të mirë.

Znj. Ivanovska është kundër edhe ligjit që paralajmërohet që duhet të zëvendësojë “balancuesin” sepse sipas saj ligji s’do sjellë asgjë të re.

Nga ana tjetër ajo tha se nuk ndjen faj për reagimet e mëdha politike që shkaktoi vendimi i Gjykatës Kushtetuese, sepse ajo lufton që të gjithë qytetarët të jenë të barabartë.