Nuk po ruan kush më lopë e dele në Maqedoninë e Veriut

Analiza e fundit e Entit Shtetëror të Statistikave “Maqedonia në shifra” zbulon se numri i lopëve për kokë mnë vend ka rënë në 149 mijë krerë, nga 238 mijë krerë të dikurshëm të numëruar në vitin 2013. Është interesante të theksohet se megjithëse numri i tyre u rrit në vitet e kaluara, në vitin 2023 […]

Korrik 20, 2024 - 03:30
 0  8
Nuk po ruan kush më lopë e dele në Maqedoninë e Veriut

Analiza e fundit e Entit Shtetëror të Statistikave “Maqedonia në shifra” zbulon se numri i lopëve për kokë mnë vend ka rënë në 149 mijë krerë, nga 238 mijë krerë të dikurshëm të numëruar në vitin 2013.

Është interesante të theksohet se megjithëse numri i tyre u rrit në vitet e kaluara, në vitin 2023 ai ra ndjeshëm. Siç tregojnë shifrat, në vitin 2018 në Maqedoni ka pasur 256 mijë krerë gjedhe, përcjell INA.

Në rastin e deleve humbjet nuk janë aq të mëdha, por në asnjë rast nuk duhen nënvlerësuar. Në vitin 2013 janë numëruar 732 mijë dele, ndërsa vitin e kaluar numri i tyre ka rënë në 587 mijë.

Vetëm në rastin e derrave ka tendenca pozitive, sepse numri i derrave është në rritje. Nga 167 mijë krerë të numëruar në vitin 2013, numri i tyre u rrit në 193 mijë krerë gjatë vitit të kaluar. (INA)