Oda Ekonomike e RMV-së do të ndajë bursa për nxënësit e talentuar që arrijnë rezultate nëpër botë
Oda Ekonomike e Maqedonisë do të sponsorizojë disa nga nxënësit që shkojnë në Lojërat Olimpike dhe fitojnë rezultate të papara në botë, tha sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska. Periudhën e fundit, me ndihmën e donacioneve, nxënësit nga Maqedonia udhëtojnë dhe marrin pjesë në garat më të rëndësishme ndërkombëtare. Ministrja sot bisedoi me […]
Oda Ekonomike e Maqedonisë do të sponsorizojë disa nga nxënësit që shkojnë në Lojërat Olimpike dhe fitojnë rezultate të papara në botë, tha sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska. Periudhën e fundit, me ndihmën e donacioneve, nxënësit nga Maqedonia udhëtojnë dhe marrin pjesë në garat më të rëndësishme ndërkombëtare. Ministrja sot bisedoi me kryetarin e Odës, Branko Azeski, dhe në konferencën për media thanë se kanë biseduar për disa tema në bashkëpunimin e institucioneve arsimore dhe komunitetit të biznesit, transmeton Portalb.mk.
“Oda Ekonomike është përfaqësues i rëndësishëm i komunitetit të biznesit, pa të cilin asnjë politikë arsimore nuk do të ishte mjaft efektive, nëse nuk i reflekton nevojat e kompanive për staf dhe nuk i integron sugjerimet e tyre për aftësitë dhe shkathtësitë të cilat duhet sistemi arsimor t’u mundësojë si përgjigje sfidave me të cilat përballen ose do të përballen përmes proceseve të punës në të ardhmen. Diskutuam për mundësitë për zgjerimin e konceptit të arsimit dual në të ardhmen dhe për rregullimin sistematik përmes miratimit të Ligjit të ri për Arsim Profesional dhe Trajnim i cili është në fazën e hartimit ndërsa Oda Ekonomike merr pjesë aktive në proces”, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska.
Në takim u diskutua gjithashtu edhe për përfshirje më të madhe të kompanive që do të bashkëpunojnë me shkollat profesionale, për më shumë mundësi për pranimin e nxënësve për trajnime praktike, mbështetje në formën e bursave dhe stimujve të tjerë financiarë, punë të garantuar pas formalizimit të arsimit etj.
“Komuniteti i biznesit është faktor i rëndësishëm në mekanizmin e sinkronizimit të sistemit arsimor me tregun e punës, si proces qëllimi i të cilit është interesi i përbashkët, ndërsa ajo është ulja e papunësisë në vend dhe rritja e ekonomisë. As institucionet, as edhe biznesi nuk mund të përparojnë nëse veprojmë individualisht, pa qasje të përbashkët të planifikuar mirë“, tha Janevska.
Ministrja shprehu edhe falënderim për Odën Ekonomike që iu përgjigj kërkesës së saj për sponsorizimin e disa nxënësve nga Maqedonia që këtë vit morën pjesë në olimpiada shkencore ndërkombëtare, në kushtet kur Ministria ende nuk ka bazë ligjore për të paguar mjete për këtë qëllim për nxënësit e shkollave të mesme.
Sipas kryetarit të OEMV-së, Azeski, takimi me ministren ishte i shkurtër në bisedë, por konstruktiv dhe së bashku ranë dakort për hapat e mëtejshëm në drejtim të sistemit më cilësor të arsimit dual në shkollat e mesme, ndërsa do të bëhen përpjekje që ky koncept të zbatohet edhe në arsimin e lartë.
Prania e investitorëve të huaj, madje edhe e kompanive kryesuese vendase, kanë nevojë për teknologji të reja të cilat janë të rëndësishme për rritjen e konkurrencës. Gjithashtu ne do të kemi vlerë të shtuar të produkteve tona nëse i zvogëlojmë shpenzimet në vendin tonë, nëse krijojmë kuadro të cilët nuk do të largohen nga vendlindja dhe nëse në buxhet ndahen mjete të mjaftueshme për zhvillimin e arsimit, tha Azeski.
Lojërat Olimpike do të mbahen në Paris nga 26 korriku deri më 11 gusht 2024, pasuar nga Lojërat Paralimpike nga 28 gushti deri më 8 shtator. Programi i Lojërave Olimpike Verore 2024 do të paraqesë 329 gara, ndërsa Lojërat Paralimpike do të bashkojnë 4,400 atletë paraolimpikë nga 182 vende për më shumë se 500 ngjarje sportive. Ngjarja pritet të ndiqet nga më shumë se 3.5 milionë spektatorë në mbarë botën.