U verifikua mandati i deputetes Biserka Zllatevska, Boban Stojanovski u emërua zëvendëssekretar i Kuvendit të RMV-së
Kuvendi në kuadër të mbledhjes së sotme të 11-të njëzëri me 86 vota “për” e verifikoi mandatin e deputetes Biserka Zllatevska nga koalicioni “Maqedonia jote” i kryesuar nga VMRO-DPMNE. Ajo vjen në vendin e Ivan Zhivkovskit, transmeton TV21. Njëherësh, pa debat i shkarkoi zëvendësit e deritanishëm të sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit, Miki Millkovski dhe […]
Kuvendi në kuadër të mbledhjes së sotme të 11-të njëzëri me 86 vota “për” e verifikoi mandatin e deputetes Biserka Zllatevska nga koalicioni “Maqedonia jote” i kryesuar nga VMRO-DPMNE. Ajo vjen në vendin e Ivan Zhivkovskit, transmeton TV21.
Njëherësh, pa debat i shkarkoi zëvendësit e deritanishëm të sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit, Miki Millkovski dhe Nexhmedin Ibraimi dhe në vendin e tyre me 68 vota “për” zëvendëssekretar të përgjithshëm të Kuvendit e emëroi Boban Stojanovskin. Me emërimin e Stojanovskit i ndërpritet funksioni i anëtarit në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.
Kuvendi pa debat me 85 vota “për” e solli edhe vendimin për zgjedhje të kryetarëve, zëvendëskryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre në komisionet e Kuvendit.
Pa debat me 88 vota “për” Kuvendi e miratoi edhe vendimin për themelimin e grupeve parlamentare për bashkëpunim me parlamente të shteteve të tjera dhe për zgjedhje të anëtarëve dhe kryetarëve të grupeve parlamentare për bashkëpunim me parlamente të shteteve të tjera.
Kuvendi sot duhet të votoјë edhe zëvendësministrat në Qeveri për kompletimin e ekipit qeveritar. Në rend dite është edhe Projektligji për ndryshimin e Ligjit për kujdesin shëndetësor – leximi i parë, me të cilin shfuqizohen drejtorët ekonomikë në institucionet publike shëndetësore dhe spitalet.