Olta Gixhari befason me përgjigjen kur pyetet rreth ndërhyrjeve në fytyrë
Aktorja e njohur shqiptare, Olta Gixhari, pak ditë më parë u bë nënë për herë të dytë. Ajo dhe partneri i saj, Dori, kanë mirëpritur sërish bashkë një djalë. Ish-banorja e Big Brother VIP Albania së fundmi u ka dhënë mundësi fansave të pyesin më shumë përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’. Një ndjekës e ka pyetur atë […]
Aktorja e njohur shqiptare, Olta Gixhari, pak ditë më parë u bë nënë për herë të dytë.
Ajo dhe partneri i saj, Dori, kanë mirëpritur sërish bashkë një djalë.
Ish-banorja e Big Brother VIP Albania së fundmi u ka dhënë mundësi fansave të pyesin më shumë përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’.
Një ndjekës e ka pyetur atë për ndërhyrjet në fytyrë, duke aluduar se ka bërë buzët.
“Mos u ndiko nga trendet, të lutem. Jo ti. I kishe më mirë buzët pa mbushës”, iu drejtua një ndjekës.
Bukuroshja u përgjigj: “Akoma se kam provuar mbushësin. Buzët i kam ende të fryra nga shtatzënia edhe këmbët”.
Olta ka lënë të kuptohet se deri më tani nuk ka bërë asnjë ndërhyrje.