Olta Gixhari bëhet nënë për herë të dytë

Olta Gixhari ka sjellë në jetë djalin e saj të dytë. Lajmi është bërë me dije nga vetë aktorja e cila nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it ka ndarë fotografi me dy djemtë e saj. Aktorja e dashur për publikun nuk ka treguar emrin e të birit ende, por ka treguar vetëm datën […]

qershor 14, 2024 - 03:00
 0  7
Olta Gixhari bëhet nënë për herë të dytë

Olta Gixhari ka sjellë në jetë djalin e saj të dytë. Lajmi është bërë me dije nga vetë aktorja e cila nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it ka ndarë fotografi me dy djemtë e saj.

Aktorja e dashur për publikun nuk ka treguar emrin e të birit ende, por ka treguar vetëm datën e tij të lindjes.

“13.06.2024”- shkruan Olta përmbi postim.

Rikujtojmë që Olta ka qenë ish-konkurrente e formatit të “BBV2”, e cila shquhej si një prej banoreve më të dashura për publikun por asokohe ajo vendosi të linte garën përgjysmë pa vazhduar rrugëtimin për çmimin e madh.