Opozita në aksion, çfarë pritet të ndodh sot në Kuvend
Pasditen e sotme në orën 17:00 do të mbahet seanca parlamentare. Tema kryesore e seancës pritet të jetë ajo për çështjen e zgjedhjeve dhe votuesve, ku pritet të trajtohet edhe vota e diasporës ndër të tjera, si risi e zgjedhjeve të ardhshme. Ndërkohë, opozita ka bërë të qartë që pas dënimit me një vit burg […]
Pasditen e sotme në orën 17:00 do të mbahet seanca parlamentare. Tema kryesore e seancës pritet të jetë ajo për çështjen e zgjedhjeve dhe votuesve, ku pritet të trajtohet edhe vota e diasporës ndër të tjera, si risi e zgjedhjeve të ardhshme.
Ndërkohë, opozita ka bërë të qartë që pas dënimit me një vit burg të Ervin Salinjit, nuk do të ketë më jetë parlamentare të qetë. Në orën 15:00 do të mblidhet Grupi Parlamentar i PD, i cili do të diskutojë mbi skenarët e bllokimit të punimeve të Kuvendit.
Disa muaj më parë në aksionin e saj në Parlament, opozita i ka bllokuar senacat duke vendosur sallë flakadanë, fishekzjarrë dhe zhurmues.