Oriola Marashi ndez dyshime për fejesë me unazën e saj të re në dorë

Jo më larg se dy ditë më parë, një foto e Oriola Marashit në InstaStory, trazoi rrjetin pasi modelja tregonte një unazë me diamant në gisht, duke ngjallur dyshimet se mund të jetë fejuar. Këto aludime zeshkania seksi duket se i ka konfirmuar me disa foto të fundit teksa pozon në bregdet dhe në dorën […]

maj 9, 2025 - 20:00
 0  5
Oriola Marashi ndez dyshime për fejesë me unazën e saj të re në dorë

Jo më larg se dy ditë më parë, një foto e Oriola Marashit në InstaStory, trazoi rrjetin pasi modelja tregonte një unazë me diamant në gisht, duke ngjallur dyshimet se mund të jetë fejuar.

Këto aludime zeshkania seksi duket se i ka konfirmuar me disa foto të fundit teksa pozon në bregdet dhe në dorën e saj të majtë shihet unaza e fejesës.

Ndonëse ajo vetë nuk ka konfirmuar se është në lidhje, plot story të saj e kanë konfirmuar këtë fakt, pasi shpesh modelja poston trëndafila dhe dhurata romantike.

Pas fundit të fejesës me Eros Grezdën, Oriola disa kohë më parë postoi gjithashtu një foto nga ashensori krah partnerit por është kujdesur mos ja zbuloj indetitetin këtij të fundit.

“Story-t” e saj vijuese dëshmuan se çifti mund të kenë dalë në një darkë romantike së bashku.

Një detaj tjetër që vihet re është veshja e çiftit i cili mesa duket kanë preferuar të shfaqen “matchy matchy”, Oriola me një fustan sterrë të zi dhe patneri i saj me një pale pantallona dhe këmishë të së njëjtës ngjyre.