OSBE-ja pas sulmeve të qeverisë ndaj mediave: Mbështetni mediat për t’i mbajtur institucionet përgjegjëse
Misioni i OSBE-së në Kosovë i ka bërë thirrje zyrtarëve publikë që të mbështesin mediat në mbajtjen e publikut të informuar dhe për t’i mbajtur institucionet përgjegjëse. Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, OSBE-ja thënë se liria e medias dhe integriteti gazetaresk janë gurët e themelit të një shoqërie demokratike. Këtë reagim, OSBE-ja […]
Misioni i OSBE-së në Kosovë i ka bërë thirrje zyrtarëve publikë që të mbështesin mediat në mbajtjen e publikut të informuar dhe për t’i mbajtur institucionet përgjegjëse.
Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, OSBE-ja thënë se liria e medias dhe integriteti gazetaresk janë gurët e themelit të një shoqërie demokratike.
Këtë reagim, OSBE-ja e ka bërë në lidhje me një publikim në RTK ku etiketoheshin dy media të vendit, “Nacionale” dhe “Periskopi” si media që punojnë për interesa të Serbisë. Këtë publikim, në origjinal e kishte publikuar një media në Bosnje, “Slobodna Bosna”.
OSBE-ja ka vlerësuar Bordin e Radio Televizionit të Kosovës “për vendimin e tyre të shpejtë për të shqyrtuar një raport të fundit të publikuar më 22 korrik, duke adresuar shqetësimet e mundshme dhe duke sqaruar përgjegjësinë editoriale”.
“Ruajtja e një dialogu të qetë dhe konstruktiv është thelbësor”, ka thënë OSBE-ja në këtë reagim. /Klankosova.tv