Arrestohet një nga personat që sulmoi KFOR-in vitin e kaluar në Zveçan

Një person me iniciale D.D., është arrestuar sot nga policia pasi i njëjti dyshohet se sulmoi pjesëtarët e KFOR-it më 29 maj 2023 në Zveçan. Policia bëri të ditur se ndaj të dyshuarit ishte ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Speciale lidhur me rastin e sulmit ndaj forcave ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë dhe i identifikuar […]

Korrik 25, 2024 - 02:30
 0  5
Arrestohet një nga personat që sulmoi KFOR-in vitin e kaluar në Zveçan
arrestohet-nje-nga-personat-qe-sulmoi-kfor-in-vitin-e-kaluar-ne-zvecan

arrestohet-nje-nga-personat-qe-sulmoi-kfor-in-vitin-e-kaluar-ne-zvecan

Një person me iniciale D.D., është arrestuar sot nga policia pasi i njëjti dyshohet se sulmoi pjesëtarët e KFOR-it më 29 maj 2023 në Zveçan.

Policia bëri të ditur se ndaj të dyshuarit ishte ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Speciale lidhur me rastin e sulmit ndaj forcave ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë dhe i identifikuar si një nga personat që ka përdorur dhunë aktive në Zveçan.

Po ashtu, policia bëri të ditur se ai është i dyshuar edhe për veprat penale “Bashkim për veprimtari kundër kushtetuese, me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”,  “Rrezikim i personave nën mbrojtje ndërkombëtare”, “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi” dhe “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Më tej, në njoftimin e policisë u tha se të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, teksa policia publikoi edhe fotografinë e të dyshuarit duke sulmua me mjete të forta më 29 maj 2023.