Osmani kritikon deklaratat e Kurtit: Ajo që ka ndodhur në Aeroportin e Shkupit ka qenë shkelje e qartë e rregullave ndërkombëtare

Presidenca e Republikës së Kosovës ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti që bëri gjatë ditës së djeshme në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut në lidhje me incidentin që ka ndodhur në aeroportin e Shkupit ku e përfshirë ishte presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përcjell TV21. Presidenca tha se mënyra […] The post Osmani kritikon deklaratat e Kurtit: Ajo që ka ndodhur në Aeroportin e Shkupit ka qenë shkelje e qartë e rregullave ndërkombëtare appeared first on InfoShqip.com.

gusht 6, 2024 - 20:30
 0  6
Osmani kritikon deklaratat e Kurtit: Ajo që ka ndodhur në Aeroportin e Shkupit ka qenë shkelje e qartë e rregullave ndërkombëtare

Presidenca e Republikës së Kosovës ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti që bëri gjatë ditës së djeshme në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut në lidhje me incidentin që ka ndodhur në aeroportin e Shkupit ku e përfshirë ishte presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përcjell TV21. Presidenca tha se mënyra se si u trajtua incidenti është për keqardhje pasi siç thotë, i ka kontribuar propagandës kundër Republikës së Kosovës.

“Raportet për incidentin e paprecedentë në Aeroportin e Shkupit të përgatitura nga Presidenca dhe Policia e Kosovës janë tashmë të finalizuara dhe të qasshme, dhe kanë qenë tash e sa ditë. Nga këto raporte kuptohet qartë se nuk ka kërkesë për devijim ose anashkalim të rregullave, por përkundrazi, respektim dhe aplikim të konventave dhe të së drejtës ndërkombëtare zakonore, e mbi të gjitha, respekt për Republikën e Kosovës. Mënyra se si u trajtua incidenti ndaj Republikës së Kosovës në Shkup gjatë konferencës së djeshme për media, është për keqardhje, sepse i ka kontribuar edhe më shumë propagandës kundër Republikës së Kosovës. Ajo që ka ndodhur në aeroportin e Shkupit ka qenë shkelje e qartë e rregullave ndërkombëtare të njohura dhe aplikuara botërisht, prandaj Presidenca pret të njoftohet për masat e ndërmarra lidhur me këto shkelje, ashtu siç është potencuar edhe në notën e protestës të drejtuar nga Republika e Kosovës”, thuhet në reagimin e presidencës së Republikës së Kosovës.

Ndonëse Presidenca tha se vlerësojnë shprehjen e keqardhjes të kryeministrit Hristijan Mickoskit, thanë se institucionet e Maqedonisë së Veriut nuk i kanë trajtuar çështjet e ngritura në notën e protestës dhe shtuan se ajo çfarë ka ndodhur në aeroportin e Shkupit, ka qenë shkelje e qartë e rregullave ndërkombëtare.

“Përderisa e vlerësojmë shprehjen e keqardhjes nga Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, për fat të keq deri tani në asnjë moment institucionet e Maqedonisë së Veriut nuk i kanë trajtuar çështjet e ngritura në notën e protestës që kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtës ndërkombëtare zakonore në raport me Republikën e Kosovës, por perkundrazi, hapur e pa asnjë hezitim e kanë pranuar një shkelje të tillë. Për këtë as nuk duhen raporte e hetime shtesë për ndonjë gjendje faktike, sepse ato janë komplet jorelevante para pranimit publik te institucioneve të Maqedonisë së Veriut se një rregull i tillë është imponuar qëllimshëm, pavarësisht kërkesave të qarta të së drejtës ndërkombëtare. Presidenca e Republikës e ka trajtuar këtë incident vetëm në mënyrë ndërinstitucionale e pa e bërë publike, me qëllim të ruajtjes së raporteve ndërmjet dy shteteve, deri në momentin kur një propagandë e përmasave të papara ka filluar kundër Presidentes, me ç’rast Presidenca është detyruar t’i përgjigjet interesimit të shumtë të mediave”, thuhet tutje në reagim./tv21

The post Osmani kritikon deklaratat e Kurtit: Ajo që ka ndodhur në Aeroportin e Shkupit ka qenë shkelje e qartë e rregullave ndërkombëtare appeared first on InfoShqip.com.