Osmani nis vizitën në SHBA në takim me mërgatën
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka nis vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një takim me mërgatën tonë në Waterbury, Connecticut. Ajo ka falënderuar mërgatën për mikpritjen dhe për dashurinë që gjithmonë e mbajnë gjallë për vendlindjen. “Mirënjohje të veçantë për Shoqatën “Hasan Prishtina” dhe për bashkëkombësit tanë për pjesëmarrjen”,, ka shkruar ajo.


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka nis vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një takim me mërgatën tonë në Waterbury, Connecticut.
Ajo ka falënderuar mërgatën për mikpritjen dhe për dashurinë që gjithmonë e mbajnë gjallë për vendlindjen.
“Mirënjohje të veçantë për Shoqatën “Hasan Prishtina” dhe për bashkëkombësit tanë për pjesëmarrjen”,, ka shkruar ajo.
Përndryshe, kjo është vizita e parë e Osmanit në SHBA pas vendimit të kësaj të fundit për suspendimin e dialogut strategjik me Kosovën më 12 shtator të vitit 2025.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë, njoftoi të premten Ambasada amerikane në Prishtinë.
Në një njoftim në Facebook, Ambasada tha se veprimet e Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kanë “rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta”.
Kosova dhe SHBA-ja pritej ta finalizonin marrëveshjen për dialogun strategjik këtë vit, pasi presidentja Osmani pati njoftuar në janar për arritjen e ujdisë mes dy vendeve.
Ambasada amerikane tha se dialogu strategjik ishte menduar për t’i forcuar lidhjet ekonomike dhe diplomatike në të mirë të popullit amerikan dhe atij kosovar.
“Fatkeqësisht, veprimet dhe deklaratat e fundit të kryeministrit në detyrë Kurti kanë paraqitur sfida për progresin e arritur ndër vite”, tha ajo, pa shpjeguar se për çfarë deklaratash dhe veprimesh bëhet fjalë saktësisht.
Ambasada në reagimin e saj tha se SHBA-ja shpreson që këto përpjekje të vazhdojnë në të ardhmen, “kur kushtet të jenë të përshtatshme”.
“Ne mbetemi të përkushtuar për të avancuar interesat e përbashkëta që ndajnë Shtetet e Bashkuara dhe populli i Kosovës. Marrëdhënia jonë me Kosovën bazohet mbi një synim të përbashkët: forcimin e paqes dhe stabilitetit si themel për mirëqenie të përbashkët ekonomike”.
