Osmani për Enver Zymerin dhe policët e rënë: Ata janë nderi, krenaria dhe përpjekja për ndërtimin e një Kosove të sigurt

Presidentja Vjosa Osmani, ka kujtuar heroin Enver Zymerin, dhe të gjithë policët e rënë në detyrë. “Trembëdhjetë vjet më parë polici Enver Zymeri ra në krye të detyrës në mbrojtje të integritetit territorial të Kosovës, për të cilën gjë i përkulemi sot e përjetësisht”, u shpreh ajo. “Guximi, përkushtimi dhe profesionalizmi i tij dhe kolegëve […]

Korrik 26, 2024 - 18:30
 0  8
Osmani për Enver Zymerin dhe policët e rënë: Ata janë nderi, krenaria dhe përpjekja për ndërtimin e një Kosove të sigurt
osmani-per-enver-zymerin-dhe-policet-e-rene:-ata-jane-nderi,-krenaria-dhe-perpjekja-per-ndertimin-e-nje-kosove-te-sigurt

osmani-per-enver-zymerin-dhe-policet-e-rene:-ata-jane-nderi,-krenaria-dhe-perpjekja-per-ndertimin-e-nje-kosove-te-sigurt

Presidentja Vjosa Osmani, ka kujtuar heroin Enver Zymerin, dhe të gjithë policët e rënë në detyrë.

“Trembëdhjetë vjet më parë polici Enver Zymeri ra në krye të detyrës në mbrojtje të integritetit territorial të Kosovës, për të cilën gjë i përkulemi sot e përjetësisht”, u shpreh ajo.

“Guximi, përkushtimi dhe profesionalizmi i tij dhe kolegëve të rënë në detyrë janë shembulli i shërbimit dhe sakrificës për atdhe. Trashëgimia e tyre është testament i ndershmërisë, qëndrueshmërisë dhe patriotizmit”, shtoi Osmani.

“Në këtë ditë, i kujtojmë edhe të gjithë policët e rënë në krye të detyrës që nga themelimi i Policisë së Kosovës”.

Osmani tha se policët e rënë janë nderi, krenaria dhe përpjekja për ndërtimin e një Kosove të sigurt për të gjithë.