Osmani takohet me presidentin e Guineas, flasin për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me homologun e saj nga Guinea Bissau, Umaro Sissoco Embalo, në selinë e Kombeve të Bashkuara. Osmani tha se me Embalon folën për mënyrat për ta rritur bashkëpunimin në dobi të qytetarëve të të dyja vendeve. “Mundësi e shkëlqyer për të diskutuar mënyra për ta rritur bashkëpunimin në […]

shtator 26, 2024 - 21:00
 0  5
Osmani takohet me presidentin e Guineas, flasin për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës
osmani-takohet-me-presidentin-e-guineas,-flasin-per-forcimin-e-pozites-nderkombetare-te-kosoves

osmani-takohet-me-presidentin-e-guineas,-flasin-per-forcimin-e-pozites-nderkombetare-te-kosoves

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me homologun e saj nga Guinea Bissau, Umaro Sissoco Embalo, në selinë e Kombeve të Bashkuara.

Osmani tha se me Embalon folën për mënyrat për ta rritur bashkëpunimin në dobi të qytetarëve të të dyja vendeve.

“Mundësi e shkëlqyer për të diskutuar mënyra për ta rritur bashkëpunimin në dobi të qytetarëve tanë, si dhe për ta forcuar tutje pozitën ndërkombëtare të Kosovës”, shkroi Osmani.

Tutje, Osmani u shpreh mirënjohëse ndaj Embalos për mbështetjen e palëkundur ndaj Kosovës.