Osmani takoi kryeministrin e Luksemburgut, diskutojnë për rrugën euroatlantike të Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të samitit të katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC), ka takuar kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden. E para e vendit ka thënë se si aleatë demokratik, Kosova dhe Luksemburgu janë plotësisht të përkushtuara për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit, transmeton Klankosova.tv. “Në takim diskutuam edhe rrugën […]
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të samitit të katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC), ka takuar kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden.
E para e vendit ka thënë se si aleatë demokratik, Kosova dhe Luksemburgu janë plotësisht të përkushtuara për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit, transmeton Klankosova.tv.
“Në takim diskutuam edhe rrugën euroatlantike të Kosovës, me ç’rast i shpreha mirënjohjen e thellë kryeministrit Frieden për mbështetjen e fortë të Luksemburgut”, ka theksuar presidentja.