Lekaj: Lajçak dhe O’Brian theksuan rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit
Dje është mbajtur Forumi i Dubrovnikut ku kanë marrë pjesë ndihmës sekretari amerikan, James O’Brien, dhe emisari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak. Lajçak ka thënë se BE-ja e ka thënë qartë që marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe Ohër janë ligjërisht obligative dhe ka potencuar se obligimet që dalin nga […]
Dje është mbajtur Forumi i Dubrovnikut ku kanë marrë pjesë ndihmës sekretari amerikan, James O’Brien, dhe emisari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak.
Lajçak ka thënë se BE-ja e ka thënë qartë që marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe Ohër janë ligjërisht obligative dhe ka potencuar se obligimet që dalin nga marrëveshja janë edhe pjesë formale e Kapitullit të 35-të për Serbinë, që nënkupton se janë edhe pjesë e raportit në mes të Serbisë dhe BE-së.
Ndërsa Ndihmës Sekretari Amerikan, James O’Brien, në Forumin e Dubrovnikut ka folur edhe për Milan Radojiçiqn, ku tha se Serbia ka premtuar se Radojiçiq do të kalojë përmes procesit të plotë ligjor në Serbi dhe ka potencuar se është që e mirë që tashmë duket se ai s’është aktiv të Veri të Kosovës.
Pal Lekaj, deputet i AAK-së thotë për “Front Online” se deklaratat e Lajçak dhe O’Brian në Dubrovnik theksuan rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit për zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme në rajon, duke i vlerësuar ato pozitive.
“Deklaratat e Lajçak dhe O’Brian të shtunën në Dubrovnik më kanë lënë një përshtypje pozitive. Të dyja palët theksuan rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit për zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme në rajon”, tha ai.
Lekaj thotë se ndërmjetësimi ndërkombëtar është thelbësor për përparimin e dialogut.
“Është e qartë se ndërmjetësimi ndërkombëtar është thelbësor për përparimin e dialogut dhe arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme. Shpresoj që këto përpjekje të vazhdojnë dhe të sjellin rezultate pozitive për të gjithë të përfshirët”, tha Lekaj për Front Online.