Osmani udhëton në Bullgari me ftesë të Hillary Clinton, pritet të takohet edhe me homologun bullgar

Me ftesë të ish-Sekretares së Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton, Presidentja e  Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë pune në Bullgari, si e ftuar speciale në ngjarjen e organizuar nga Clinton Global Initiative. Në një bashkëbisedë në kuadër të ngjarjes kryesore, Presidentja Osmani dhe ish-Sekretarja e Shtetit Clinton do të […]

maj 18, 2024 - 00:00
 0  12
Osmani udhëton në Bullgari me ftesë të Hillary Clinton, pritet të takohet edhe me homologun bullgar
osmani-udheton-ne-bullgari-me-ftese-te-hillary-clinton,-pritet-te-takohet-edhe-me-homologun-bullgar

osmani-udheton-ne-bullgari-me-ftese-te-hillary-clinton,-pritet-te-takohet-edhe-me-homologun-bullgar

Me ftesë të ish-Sekretares së Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton, Presidentja e  Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë pune në Bullgari, si e ftuar speciale në ngjarjen e organizuar nga Clinton Global Initiative.

Në një bashkëbisedë në kuadër të ngjarjes kryesore, Presidentja Osmani dhe ish-Sekretarja e Shtetit Clinton do të flasin për rolin e grave në fuqizimin e ekonomive, thuhet në njoftimin për media nga ZPRK.

Osmani do të marrë pjesë po ashtu në tryezën ekzekutive që organizohet në kuadër të këtij organizimi, përkrah të ftuarëve të shumtë nga bota e politikës, biznesit, filantropisë dhe shoqërisë civile.

Ndërkohë, në kuadër të vizitës njëditore, Osmani pritet të takohet edhe me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.

Clinton Global Initiative është themeluar në vitin 2005 nga ish Presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton dhe ka për qëllim bashkimin e forcave të liderëve nga anë e mbanë botës me qëllim të ofrimit të zgjidhjeve konkrete për sfida globale.