Pa rrymë nesër disa pjesë të komunave Aerodrom, Gazi Babë, Gjorçe Petrov dhe Kisella Vodë

Për shkak të intervenimeve teknike në rrjetin e shpërndarjes elektrike, nesër pa energji elektrike do të mbesin disa pjesë të komunave Aerodrom, Gazi Babë, Gjorçe Petrov dhe Kisella Vodë. Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza e Qytetit të Shkupit, informon se në periudhën prej orës 8:00 deri në orën 14:00 pa rrymë do të jenë […]

qershor 4, 2024 - 23:00
 0  6
Pa rrymë nesër disa pjesë të komunave Aerodrom, Gazi Babë, Gjorçe Petrov dhe Kisella Vodë

Për shkak të intervenimeve teknike në rrjetin e shpërndarjes elektrike, nesër pa energji elektrike do të mbesin disa pjesë të komunave Aerodrom, Gazi Babë, Gjorçe Petrov dhe Kisella Vodë.

Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza e Qytetit të Shkupit, informon se në periudhën prej orës 8:00 deri në orën 14:00 pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “Gavrill Konstantinoviq” në lagjen Lisiçe në komunën Aerodrom.

Prej orës 9 deri në orën 10, pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “Finska” në lagjen Hasanbeg, komuna Gazi Babë, prej orës 9 deri në orën 13:30 shfrytëzuesit e një pjese të rrugës “Nikolla Vukmiroviq” në lagjen Gjorçe Petrov, ndërsa prej orës 9 deri në orën 14 shfrytëzuesit e një pjese të rrugës “Kiro Fetak” në lagjen Draçevë, komuna e Kisella Vodës.