Padi ndaj një polici të Shkupi për shkak gjuajtjes me armë në një dasmë familjare

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj një punonjësi të policisë pasi dyshohet se ka rrezikuar sigurinë e përgjithshme duke gjuajtur me armë në një dasmën familjare, transmeton Portalb.mk. “Sot, pas informata të marra më herët, se një punonjës i policisë, i punësuar në Repartin policor Petrovec, pranë SPB Shkup, ka kryer […]

gusht 1, 2024 - 01:30
 0  5
Padi ndaj një polici të Shkupi për shkak gjuajtjes me armë në një dasmë familjare
Policia e RMV-së, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj një punonjësi të policisë pasi dyshohet se ka rrezikuar sigurinë e përgjithshme duke gjuajtur me armë në një dasmën familjare, transmeton Portalb.mk.

“Sot, pas informata të marra më herët, se një punonjës i policisë, i punësuar në Repartin policor Petrovec, pranë SPB Shkup, ka kryer veprën penale “rrezikim i sigurisë së përgjithshme”, e dënueshme në bazë të nenit 288 nga Kodi Penal”, raportoi Policia.

Ai dyshohet se ka gjuajtur në oborrin e shtëpisë, aty ku po organizohet edhe dasma.

Policia, me urdhër të Gjykatës Penale, ka kryer bastisje në shtëpinë e policit të dyshuar V.I. nga Hasanbeg të Shkupit. Gjatë bastisjes, përveç arrestimit, ishte gjetur edhe arma me të cilën ka kryer veprën penale, për të cilat kishte leje.