RMV, dhjetëra amendamente u refuzuan edhe në ditën e tretë të debatit në Komisionin e Kuvendit
Në ditën e tretë të debatit për amendamentet e rebalancit të Buxhetit të Maqedonisë së Veriut për vitin 2024, u refuzuan disa amendamente të opozitës, ndërsa disa tjera u anuluan, transmeton Portalb.mk. Sot në seancën e Komisionit për Financa dhe Buxhet u refuzuan 11 amendamente të Frontit Evropian dhe LSDM-së. Dita e katërt e debatit […]
Në ditën e tretë të debatit për amendamentet e rebalancit të Buxhetit të Maqedonisë së Veriut për vitin 2024, u refuzuan disa amendamente të opozitës, ndërsa disa tjera u anuluan, transmeton Portalb.mk.
Sot në seancën e Komisionit për Financa dhe Buxhet u refuzuan 11 amendamente të Frontit Evropian dhe LSDM-së.
Dita e katërt e debatit për amendamentet e rebalancit në Komisionin për financa dhe buxhet do të fillojë nesër prej orës 11:30.
Ndryshe, anëtarët e Komisionit deri më tani kanë refuzuar 27 amendamente.
Ndryshe, më 29 korrik u mbajt dita e parë, nga gjashtë të planifikuar rreth debatit për amendamentet e propozuara për rebalancin e Buxhetit të Maqedonisë së Veriut për vitin 2024. Në këtë periudhë shqyrtohen gjithsej 58 amendamenteve.
Më 25, 26 dhe 27 korrik, në Komisionin kuvendor për financa dhe buxhet u mbajt debati i përgjithshëm për rebalancin e buxhetit për vitin 2024. Paraprakisht, Qeveria e Maqedonisë së Veriut më 17 korrik ka miratuar ndryshimet e propozuara në Buxhetin e Maqedonisë së Veriut për vitin 2024.
- LEXO: Mbaroi në Komision dita e dytë e debatit për amendamentet rreth rebalancit të Buxhetit të RMV-së, disa amendamente u refuzuan
- LEXO: U refuzua rritja e pagave në Komisionin e Kuvendit në Maqedoninë e Veriut, pushteti dhe opozita akuzuan njëra-tjetrën
- LEXO: ANALIZË: Buxhete të reja për dikasterët e rinj, për çfarë dhe sa para do të kenë ministritë e vjetra-të reja në RMV?
- LEXO: ANALIZË: Buxheti i ribalancuar, më pak para për shkollat, spitalet, gazifikimin, më shumë për hekurudhat, zhvillimin e TIK-ut, komunat