Padi ndaj pesë policëve të Maqedonisë së Veriut për punë të pandërgjegjshme dhe mashtrim
Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj pesë të punësuarve në Policinë e Maqedonisë së Veriut, nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “punë të pandërgjegjshme në detyrë” dhe “mashtrim në detyrë”, dy vepra të dënueshme në bazë të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk. Ndaj pesë të akuzuarve do të ketë – largim […]
Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj pesë të punësuarve në Policinë e Maqedonisë së Veriut, nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “punë të pandërgjegjshme në detyrë” dhe “mashtrim në detyrë”, dy vepra të dënueshme në bazë të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.
Ndaj pesë të akuzuarve do të ketë – largim nga puna, deri në zbardhjen e rastit
“Kallëzim penal kundër nëpunësve policorë A.A., i punësuar në stacionin Gazi Babë, A.A. i punësuar në stacionin Haraçinë, B.XH., i punësuar në stacionin Haraçinë dhe V.S., i punësuar në stacionin Haraçinë për veprën penale “të punuarit e pandërgjegjshëm në detyrë” nga neni 353 i Kodit penal dhe për një vepër penale “mashtrim në detyrë” nga neni 355, paragrafi 1 të Kodit Penal ndaj policit B.M., i punësuar në SP me KP Gazi Babë në SPB Shkup”, raportoi Policia.
Raportohet se A.A. si zëvendëskomandant në Gazi Babë, i ka mundësuar 12 nëpunësve policorë të marrin bonus pagë në vitin 2023. Në këtë mënyrë, kundërligjshëm e ka dëmtuar buxhetin me 439 368 denarë.
I akuzuari i dytë, tretë dhe katërt kundërligjshëm kanë mundësuar që shtatë të punësuarit në stacionin e Haraçinës të marrin rrogë bonus, ashtu që e kanë dëmtuar buxhetin me 256 928 denarë.
Policia sqaroi që i akuzuari i pestë kundërligjshëm ka marrë rrogë bonus prej 36 614 denarë, pasi ka nënshruar deklaratë se ka mbajtur 150 orë jashtë orarit dhe nuk ka pasur më shumë se 21 ditë të lira.