Tërmet me magnitudë tre ballë të shkallës Rihter u regjistrua në Dibër

Një tërmet me magnitudë tre ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar pas mesnate në orën 01:50 në zonën e Dibrës, përkatësisht 80 kilometra në jugperëndim të Shkupit, transmeton Portalb.mk. Tërmeti, siç njofton Observatori Sizmologjik i Fakultetit të shkencave Matematiko-Natyror në Shkup, ka pasur intensitet prej tre gradësh sipas shkallës makrosizmike evropiane dhe është ndjerë më […]

shkurt 4, 2025 - 15:00
 0  3
Tërmet me magnitudë tre ballë të shkallës Rihter u regjistrua në Dibër
Tërmet. Foto: Allanswart në Canva

Një tërmet me magnitudë tre ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar pas mesnate në orën 01:50 në zonën e Dibrës, përkatësisht 80 kilometra në jugperëndim të Shkupit, transmeton Portalb.mk.

Tërmeti, siç njofton Observatori Sizmologjik i Fakultetit të shkencave Matematiko-Natyror në Shkup, ka pasur intensitet prej tre gradësh sipas shkallës makrosizmike evropiane dhe është ndjerë më shumë në Dibër dhe rrethinë.

Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), tërmeti ka qenë në një thellësi prej 15 kilometrash.