Filluan hetimet për objektin e djegur në Çair
Prokuroria Themelore Publike Shkup dhe ekipet policore kanë filluar hetimet në ndërtesën e djegur në Çair, raporton Portalb.mk. Ministria e Brendshme dhe Prokuroria njoftuan se qasja në objekt kontrollohet rreptësisht dhe fillimisht në prani të qiramarrësve bëhet inventarizimi i objekteve dhe dëmtimi i njësive të banimit. “Dhomat e bodrumit, nga ku sipas informacioneve fillestare ka […]
Prokuroria Themelore Publike Shkup dhe ekipet policore kanë filluar hetimet në ndërtesën e djegur në Çair, raporton Portalb.mk.
Ministria e Brendshme dhe Prokuroria njoftuan se qasja në objekt kontrollohet rreptësisht dhe fillimisht në prani të qiramarrësve bëhet inventarizimi i objekteve dhe dëmtimi i njësive të banimit.
“Dhomat e bodrumit, nga ku sipas informacioneve fillestare ka rënë zjarri, po sigurohen ende për qasje dhe ekzaminim të shkaqeve”, informuan këto dy institucione.
Kohëzgjatja e veprimeve hetimore në terren do të varet nga koha e nevojshme për mbledhjen e të gjitha provave.
Më 2 tetor në rrugën “Prohor Pçinjski” në Çair ra zjarr në bodrumin e një ndërtese. Zjarri ishte aktiv për më shumë se 30 orë. Për shkak të thithjes së tymit mbi 30 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
- LEXO: Nëntë zjarrfikës me tre vetura kujdestarojnë para objektit të djegur në Çair
- LEXO: Banorët e objektit të djegur në Çair nuk e dinë se kur do të kthehen në shtëpi, kërkojnë përgjigje nga autoritetet
- LEXO: Zjarri në Çair u shua pas më shumë se 30 orëve
- LEXO: 12 fëmijë janë shtruar në spital pas zjarrit në Çair, zjarrfikësit ende kanë vështirësi në shuarjen e zjarrit